Sanksionet pa vlerë. Zv.kryeministri rus: Naftën po ia shesim të gjithën Kinës dhe Indisë
Sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë funksionuar dhe madje ato kanë diktuar riorientimin e tregut. Zv.kryeministri rus, Alexander Novak ka deklaruar se i gjithë prodhimi i hidrokarbureve është eksportuar në Indi dhe në Kinë.
Nëse ne më parë furnizonimEuropën me 40-45% të totalit të vëllimit të eksporteve tona të prodhimeve të naftës, ne presim që kjo shifër këtë vit të mos kalojë 4-5%. Shumë njerëz duan të blejnë naftën ruse dhe produktet e saj. Ka vende në Amerikën Latine, Afrikë dhe të tjera në rajonin e Azi-Paqësorit
citohet Novak.
Sipas tij, të ardhurat nga shitja e naftës për vitin 2023 përllogariten në 88 miliardë euro, gati në nivelin e vitit 2021, përpara sanksioneve. Industria në fjalë përfaqëson 27% të PPB-së së Rusisë.
Add new comment