Blloku Bota
Venizellos refuzoi lëshimin e sovranitetit dhe daljen nga euro, Tsipras nuk na gënjeu. Varoufakis, një fatkeqësi për Greqinë
Kryeredaktori i gazetës greke, “Kathimerini”, Alexis Papachelas, sjell në një shënim të vetin, disa copëza bisedash me ish-ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble. Biseda që kanë rëndësinë e vet për të parë në atë që ndodhi pas dyerve në kohën e krizës financiare greke dhe qëndrimin e zyrtarëve të Greqisë. Papachelas thotë se e ka takuar Schaeuble dy herë: një herë në vitin 2017 për një intervistë dhe mandej në vitin 2023.
Tërmet me magintudë 7.6 godet Japoninë qendrore
Një tërmet me magnitutë 7.6 ka goditur sot Japoninë qendrore me epiqendër në Ishikawa. Pamjet video tregojnë forcën e lëkundjeve dhe cunamin pasues në vend.
Trukimet bizantine serbe/Kush e gënjeu Hashim Thaçin?
Në një intervistë për agjencinë “Tanjug”, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka treguar edhe një histori bisede me homologen gjermane, Anallena Berbok.
Ajo më pyeti se si e kemi mashtruar Thaçin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse siç tha ajo, asnjë kryeministër shqiptar nuk do ta zbatojë atë marrëveshje
citohet Daçiç.
Xi Jingping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm
Presidenti kinez u shpreh më i vendosur se asnjëherë për ribashkimin e Tajvanit me Kinën. Në fjalimin e fundvitit, me një ton më të fortë se vitin e kaluar, Xi Jingping tha se ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm. Deklarata vjen vetëm dy javë para se ishulli i pretenduar nga Kina të zgjedhë një udhëheqës të ri.
A e braktisën serbët e Kosovës Aleksander Vuçiçin?
Ndërkohë që opozita serbe po proteston në Beograd për parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet e 17 dhjetorit, në skenë kanë dalë edhe pakënaqësi nga serbët e Kosovës. Mediat opozitare serbe citojnë kreun e Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës, Momçillo Trajkoviç, sipas të cilit “koha kur serbët e Kosovës mbështesnin Aleksander Vuçiç ka kaluar”. Trajkoviç pretendon se në protestën e organizuar nga opozita serbe kanë marrë pjesë shumë serbë të Kosovës, për shkak të vendimeve që kanë marrë autoritetet e Beogradit.
Ukraina kundërpërgjigjet në Belgorod, Kremlini: Përgjegjës BE dhe Britania
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është intensifikuar në ditët e fundit të viti. Pas sulmit masiv të së premtes mbi disa qytete të Ukrainës, kjo e fundit është kundërpërgjigjur.
Katërmbëdhjetë persona, mes të cilëve një fëmijë, u vranë dhe 108 u plagosën në një sulm të ri nga Forcat e Armatosura të Ukrainës pasditen e sotme në qytetin rus të Belgorodit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria Ruse për Situatat Emergjente, e cituar nga agjencia Tass.
UNICEF: 400 milionë fëmijë të prekur nga lufta
Viti 2023 mbyllet me numrin më të madh të fëmijëve në zonat e krizës. Konfliktet, përmbytjet, kriza klimatike: emergjencat globale që u shumëfishuan midis 2022 dhe 2023 me luftën në Ukrainë, sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe reagimin izraelit në Gaza, e kanë çuar në 400 milionë numrin e fëmijëve të rrezikuar.
New York Times nis betejën ligjore me Chat GPT
New York Times ka vendosur të padisë pronarin e ChatGPT OpenAI për shkelje të së drejtës së autorit.
Sulm masiv gjatë natës mbi Ukrainë, Rusia godet qytetet e mëdha
Rusia ka ndërmarrë gjatë natës një sulm masiv mbi disa qytete të Ukrainës. Raketa dhe dronë u lëshuan mbi Kiev dhe qytetet e tjera si Kharkiv, Lviv, Odessa, Dnipro dhe Zhaporizhzhia.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kosti, tha se 16 persona janë vrarë dhe 97 janë plagosur.
Ndahet nga jeta Dick Marty, autori i raportit famëkeq të Shtëpisë së Verdhë
Ish-prokurori zviceran, Dick Marty, është ndarë nga jeta në moshën moshën 78-vjeçare.
Marty, i lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ka punuar fillimisht si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë lokale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995.
I zgjedhur në Senatin zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë.