Blloku Bota
Njeriu si mall/2.6 milionë skanojnë irisin për një ID digjitale dhe Worldcoin falas
Drejtori Ekzekutiv i OpenAI, një kompanie që ka gjetur hapësirë me Inteligjecën Artificiale dhe aplikimin e Chatbotit më të sukseshëm deri më tani, Sam Altman, ka nisur promovimin e Worldcoin. Një kriptomonedhë, pas së cilës qëndrojnë synime për të krijuar një rrjet financial dhe identifikimi global. Për të përshpejtuar masivizimin e kriptomonedhës, kompania pas saj, “Tools for Humanity” ka njoftuar se po synon të mbledhë 50 milionë dollarë nga investitorët edhe duke aplikuar politika agresive marketingu si shitje me çmim të ulët të xhetonave të kriptos.
Hungaria luan "turkun": Paratë për Ukrainën nëse lëvroni fondet tona
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka menduar të luajë “turkun” në çështjen e vetos ndaj Ukrainës për ndihmën europiane 50 miliardë dollarë. Mediat raportojnë se drejtori politik i kryeministrisë, Balazs Orban, ka deklaruar se ndonëse fondet në fjalë dhe fondet që BE I ka ngrirë Hungarisë janë dy çështje të ndryshme, ato mund të ndërlidhen me njëra -tjetrën.
Hamasi është një Ide. Do të vrasim terroristët, por jo Idenë
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-kreu i shërbimeve të brendshme të sigurisë në Izrael, Yaakov Peri, shprehet se goditja e spitalit Al-Sifa ka ardhur për shkak se aty është stacionuar një qendër komande e Hamasit. Dhe kjo sipas tij u konfirmua pas kontrolit të kryer nga forcat izraelite. Peri shprehet se Izraeli ka paralajmëruar palestinezët të largohen që aty dhe ka ofruar ndihmë për këtë gjë.
“Pesë familjet”, mafia politike që po përpiqet të rrëzojë Rishi Sunak
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, kaloi një test jo të lehtë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ligji i qeverisë së tij për emigrantët kaloi pengesën e parë, por konservatorët nuk janë dorëzuar. Ata kërkojnë ashpërsimin e politikave të emigracionit dhe nuk kanë ndërmend të ndalen.
Nota serbe në Samitin e Brukselit, provon keqdashjen e diplomacisë europiane në krizën e fundit në Kosovë
Kërkesa e qeverisë serbe për mbajtur rezerva mbi Deklaratën e Samitit të Brukselit, sipas të cilës Serbia nuk e njeh Kosovën, dëshmon qartë se diplomacia perëndimore e sidomos ajo europiane në Ballkan ka dështuar.
Ne mund të shohim te ky qëndrim i kryemnistres serbe edhe një manovër taktike për të mos lejuar lëshime përpara zgjedhjeve të 17 dhjetorit, por është tanimë e papranueshme që tolerimi i Serbisë në qëndrimet e saj cinike ndaj detyrimeve që vetë ka marrë të mbërrijë deri në pikën sa poshtëron përfaqësuesit e politikës së jashtme të Bashkimit Europian.
Serbia njofton me shkrim se nuk e zbaton Marrëveshjen e Brukselit
Duke paraqitur rezerva ndaj deklaratës së miratuar në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Serbia ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend ta zbatojë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Raporteve me Kosovën dhe aneksin e implementimit të saj të dakorduar në Ohër. Ndonëse në Deklaratën e Samitit BE – Ballkan Perëndimor thuhet se asaj deklarate i janë bashkangjitur edhe vendet e rajonit, burimet diplomatike të KOHËS thonë se Serbia ka paraqitur rezerva përmes së cilave ka bërë të qartë se pranimi i tekstit të deklaratës nga ana e saj nuk nënkupton edhe pranimin de facto apo de jure t
Monarkia e Dyfishtë po ngrihet nga varri!
Mes Austrisë dhe Hungarisë duket se ende ka një aleancë për të cilën nuk flitet shumë, por as nuk kalon pa u vënë re.
Qoftë për çështjen e Ukrainës, Rusinë, apo edhe konfliktin Izrael-Hamas, përshtypja në qarqet e BE-së është se të dy vendet janë në të njëjtën linjë.
Rusia: Akt lufte, nëse bazat rumune, polake apo sllovake përdoren nga avionët ukrainas
Rusia ka paralajmëruar NATO-n se çdo disponibilitet infrastrukturor ushtarak për forcat ajrore të Ukrainës do të konsiderohet si përfshirje në luftë dhe mbi këtë vlerësim do të merren masat përkarëse. Kreu i delegacionit rus në konferencën e sigurisë ushtarake dhe kontrollit të aëmëve në Vjenë, Konstantin Gavrilov, ka bërë të qartë se çdo lëvizje në këtë drejtim është akt lufte.
Zelenskiy pyetet në SHBA: Do i cedosh territor Rusisë?
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është pyetur në konferencën për shtyp me presidentin amerikan Biden, nëse ka parashikuar të lëshojë territore ndaj Rusisë.
Njerëzit, familjet tona dhe fëmijët jetojnë aty. Dhe e gjitha kjo është pjesë e shoqërisë ukrainase. Ideja e lënies së territorit është absolutisht çmenduri dhe ne nuk u lëmë territor terroristëve
ka thënë ai.
Votoj Vuçiçin. Perëndimi po paguan që Serbia të destabilizohet
Kreu I Republikës Srpska, njëherazi anëtar i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, ka deklaruar se do të votojë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi dhe se vota e tij do të jetë për partinë e Aleksander Vuçiç. Sipas tij, Vuçiç është presidenti i parë i Serbisë që vendosi forma konkrete ndihme për Republikën Srpska.
Ke njerëz që vazhdimisht flasin dhe punojnë kundër Serbisë, që financohen nga Perëndim për shkak se nuk u vjen përshtat kur ajo është stabël dhe e fortë…Kjo është pse do të shkoj në zgjedhjet në Serbi dhje do të votoj Partinë Progresiste