Blloku Bota
Putin: Perëndimi synon shpërbërjen e Federatës Ruse
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi gjatë një fjalimi në Asamblenë e Popullit Rus në Botë se Perëndimi po përpiqet të ndajë Federatën Ruse.
Finlanda mbyll kufirin me Rusinë
Finlanda do të mbyllë plotësisht kufirin me Rusinë për dy javë. Shkak është bërë rritja e numrit të azilkërkuesve që kalojnë kufirin, bëei të ditur sot kryeministri finlandez, Petteri Orpo.
Mbyllja dy-javore e kufirit do të hyjë në fuqi midis të mërkurës dhe të enjtes mbrëma dhe do të përfundojë më 13 dhjetor, raportoi “Helsingin Sanomat”.
Mbahet simpoziumi i parë ndërkombëtar për bektashinjtë dhe alevitët e Greqisë
Është zhvilluar në Greqi në fillim të këtij muaji, simpoziumi i parë ndërkombëtar mbi Alevizmin dhe Bektashizmin në vend. “Bektashinjtë dhe Alevitët në Ballkan dhe Anadoll: Botëkuptime dhe praktika në kohë dhe vende”, është titulluar aktiviteti që konsideron një komunitet fetar në zonën Thrakës. Aktiviteti është zhvilluar në hotelin “Imaret” në Kavalla, që përfaqëson një pjesë të çmuar të trashëgimisë otomane në Greqi.
Kryepeshkopi ortodoks grek i Amerikës, një çështje kishtaro-politike greke
Tensionet në rritje në Kryepeshkopatën Greke Ortodokse të Amerikës kanë sjellë si pasojë angazhimin e shumë palëve për gjetjen e një zgjidhjeje.
Të dhënat që Izraeli i injoroi: Hamasi planifikoi sulm gjatë Pashkës
Plani i Hamasin për sulmin ndaj Izraelit është shumë më i hershëm se data kur ai nisi. Grupi plaestinez me bazë në Gaza e kishte planifikuar sulmin gjatë festës hebraike të Pashkës, e cila ra më 5 prill të këtij viti, njoftoi të shtunën kanali 12 TV i Izraelit, thonë burime të inteligjencës ushtarake.
Europa nis përpjekjet për të hyrë në tregun e armëve
Brukseli po përpiqet të gjejë mënyra për t’u lehtësuar qeverive anëtare të BE-së shitjen e armëve. Ndërsa konflikti në lindje të Europës vijon prej gati një viti, qeveritë europiane i kanë shtuar shpenzimet ushtarake, por janë kontraktorët amerikanë të mbrojtjes ata që mbajnë peshën më të madhe në tregun e armëve.
Dronë mbi Kiev, Rusia kryen sulmin më të madh që nga nisja e luftës
Ushtria ruse ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj kryeqytetit ukrainas dhe periferisë së tij gjatë natës. Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Mykhailo Shamanov, tha se ky është sulmi më i madh që nga fillimi i luftës.
"Ky është sulmi i katërt me dron Shahed në Kiev në një muaj. Sulmi i mbrëmshëm është më i madhi që nga fillimi i pushtimit rus," tha Shamanov.
Anulohen politikat antiduhan në Zelandën e Re
Qeveria e re në Zelandën e re ka sinjalizuar se mund të anulojë politikat kundër duhanit, të miratuara gjatë administratës së mëparshme.
KFOR përgënjeshtron komentet se Veriu është tokë e askujt. "Kemi 4-fishuar trupat në Kosovë"
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe se misioni ka shtuar praninë ushtarake me 1000 trupa dhe mjete të reja ushtarake.
Tetë gazetarë të BBC-së: Rrjeti ynë po mbron Izraelin në konfliktin aktual
Tetë gazetarë të BBC-së kanë firmosur një letër drejtuar Al Jazeera-s përmes së cilës akuzojnë rrjetin ku punojnë për mbulim të njëanshëm të konfliktit Izrael-Palestinë. Sipas letrës në fjalë, cituar nga rrjeti Al-Jazeera, BBC-ja është përgjegjëse për një standard të dyfishtë në mënyrën sesi shihen civilët, nëse krahasohet raportimi i saj për luftën në Ukrainë. Po sipas gazetarëve që kanë ruajtuar anonimatin për shkak të frikës së shkarkimit, BBC-ja është e prirur të huma