Blloku Bota
Sllovenia refuzon ambasadorin e ri të Serbisë
Sllovenia ka refuzuar të japë agrementin për ambasadorin e ri të Serbisë, Zoran Gjorgjeivç, që vjen në këtë pozicion nga detyra e Drejtorit të Postës dhe ish-ministrit. Sipas mediave, pala sllovene ka refuzuar të pranojë dhënien e letrave kredenciale për arsye sigurie. Lidhur me këtë incident, presidenti Aleksander Vuçiç, ka akuzuar pronarin e United Group, Dragann Solak që sipas tij ka ndikuar në vendimin e Sllovenisë.
Trumpi i Holandës
Geert Wilders nuk shquhet vetëm për flokët e zbardhura me peroksid. Njeriu që mund të bëhet kryeministër i Holandës ka qenë prej kohësh një nga politikanët më të njohur brenda dhe jashtë vendit. I njohur ndryshe si Trump-i holandez, ai është bërë i famshëm për fushatën e ashpër kundër emigracionit, Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Islamit.
Pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të së mërkurës, gjithçka që i duhet të bëjë është të bindë parti të tjera të bashkëpunojnë me të.
Do të bëjmë investime shumë të mëdha në industrinë e Mbrojtjes
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se qeveria do të bëjë investime shumë të mëdha në sektorin e mbrojtjes.
Sot fola me ministrin e Financave dhe kryeministren dhe në linjë me atë që kemi diskutuar me FOMN-në se do të bëjmë investime shumë të mëdha në industrinë e mbrojtjes, por nuk do të hedhim paratë kot duke investuar në fabrika të reja…
citohet presidenti serb nga agjencia “Tanjug”.
Demokracia amerikane është sëmurë, por nuk po vdes. Tirania e pakicës na rrezikon shkatërrimin
Demokracia amerikane është sëmurë, por nuk po vdes
Ministri boshnjak i Mbrojtjes: Në Republikën Srpska ka disa kampe stërvitore paramilitarësh nga Rusia
Ministri boshnjak i Mbrojtjes, Zukan Helez, ka akuzuar ekipin drejtues të Republikës Srpska, pjesë e Federatës Boshnjake, se ka ndërtuar kampe stërvitore të trupave paramilitare nga Rusia.
Ne kemi të dhëna për stërvitjen në territorin e Republikës Srpska të njerëzve nga Rusia. Ka disa kampe dhe po u them se e dimë ku janë, janë lokalizuar dhe ne mund t’i eliminojmë ata. Nuk ndodh në përditmëri. Ata vijnë dhe ikin
Jap dorëheqjen si ministër nëse më kërkojnë të votoj pro martesave gay
Ministri grek i Shtetit, Makis Voridis, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse kryministri Kyriakos Mitsotakis do të kërkojë disiplinë partiake në votimin e ligjit që institucionalizon martesat e të njëjtit seks.
Kryeministri nuk ka vendosur kohën e qartë për nismën në fjalë, nuk kam çfarë të shtoj. Pozicionet e mia janë të njëjtat…Është çështje ndërgjegjeje. Nëse dikush më thotë që “duhet ta bësh këtë”, unë nuk mundem
Kush nuk flet kundër armëve bërthamore të Izraelit, nuk duhet të flasë në të ardhmen ndaj vendeve të tjera
Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të përfshijë në agjendë programin bërthamor të Izraelit. Duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit të vet, presidenti turk citohet të ketë deklaruar ndër të tjera se:
Ata që nuk flasin kundër Izraelit sot nuk mund të kritikojnë vende të tjera në të ardhmen
Aliyev: Franca po nxit një luftë të re në Kaukazin Jugor
Presidenti i Azerbajxhanit akuzon Francën se po nxit një luftë të re në Kaukazin e Jugut. Ilham Aliyev tha gjatë një takimi se Franca po inkurajon separatistët dhe po armatos siguron armë për Armeninë.
Nëse Izraeli do paqe, të mos mbjellë urrejtje
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, pranoi se është pak “pak pro-palestinez” në një intervistë për El Pais, ku ndërsa dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përsëriti se “një horror nuk justifikon një horror tjetër”, duke iu referuar bombardimit të pamëshirshëm të Gazës.
Një populist i djathtë bëhet president i Argjentinës
Javier Milei, një populist i së djathtës, është zgjedhur presidenti i ri i Argjentinës. Mediat botërore e pagëzuan menjëherë si “Trumpi” argjentinas, për shkak të qasjes së tij radikale për të rregulluar ekonominë e goditur nga inflacioni treshifror, një recesion i pritshëm dhe varfëria në rritje.