Blloku Bota
Britani, shkarkohet ministrja e Brendshme
Suella Braverman, ministrja e Brendshme britanike, u shkarkua nga detyra, pas disa komenteve në lidhje me protestat pro palestineze në Londër.
Tani mbaroi loja e heroit ndaj Serbisë
Në Kosovë kanë nisur të ziejnë ethet e diskutimit mbi draft statutin e ri që është pranuar në parim nga kryeministri Kurti. Opozita ka dalë në mexhlis për të folur për autonominë substanciale që I jepet serbëve, ka mandej analistë që flasin se ky statut qëndron poshtë marrëveshjeve të mëparëshme dhe se madje i injoron ato duke konsideruar rezolutën 1244.
Nëse opozita fiton zgjedhjet, nuk do jem më President
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se nuk do të jetë më president i vendit, nës opozita fiton zgjedhjet.
Nëse ata fitojnë zgjdhjet do t’u jap mandatin. Por nuk dua të jem president i tyre më tej, për shkak sepse nuk mund të bëj më gjithçka për qytetarët e Serbisë pas kësaj. Dhe dua që serbët ta dinë këtë
Irani u kërkon vendeve arabe të armatosin palestinezët
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit ka hyrë në ditën e 36-të. Prej 27 tetorit, Izraeli ka nisur një operacion tokësor në Gaza, ku jetojnë 2.4 milionë palestinezë. Nëse sulme të tilla vazhdojnë, presidenti iranian kërkon që vendet arabe të angazhohen për të armatosur palestinezët.
Kreu i Syriza-s kërkon përjashtimin e katër anëtarëve kritikë: E quajnë partinë një show komik
Lideri i Syrizas, Stefanos Kasselakis, ka kërkuar nga Komiteti Qendror i Partisë, përjashtimin e katër anëtarëve me rëndësi për shkak se kanë qenë tepër kritikë ndaj tij që në momentin e zgjedhjes.
Hidhet ideja për shkëputjen e vendeve të BRICS nga interneti global
Vendet e BRICS mund të krijojnë hapësirën e vet kibernetike, jashtë asaj globale. Zëvendëskryetari i parë i Komitetit të Kontrollit të Dumës Shtetërore, Dmitry Gusev, ishte i pari që e hodhi këtë propozim.
Sipas një dokumenti të cilit i referohet RIA Novosti, sipas RT, kërkesa i është paraqitur Maksut Shadaev, kreut të Ministrisë së Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias së Rusisë.
Macron nuk ka plan, qartësi dhe forcë për paqen në Gaza
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përcjellë në një intervistë për BBC-në mendimet dhe qëndrimet e veta për krizën në Gaza duke sugjeruar armëpushim.
“Marrëveshja Rama-Meloni nuk është zgjidhje”
Marrëveshja me Shqipërinë nuk i mjafton Italisë për të “shpëtuar” nga emigrantët që mësyjnë brigjet e saj. Ruud Koopmans, ekspert i migracionit nga Universiteti Humboldt në Berlin, një një intervistë për DW parashikon se emigrantët që u refuzohet kërkesa për azil do të synojnë vende të tjera të BE-së. Ndaj sipas tij, Italisë i duhet një marrëveshje në nivel BE-je me Shqipërinë.
Vatikani: Transgjinorët mund të pagëzohen dhe të jenë prindër të mirë
Vatikani ka hedhur së fundmi një hap që mund të provokojë reagime brenda saj dhe të vërë në krizë besimin e shumë njerëzve te qëndrueshmëria parimore dhe doktrinale e Kishës Katolike.
Rusia nis përgatitjen e “policëve” të parë të internetit
Në Rusi është hapur një program universitar për monitorimin e ekstremizmit në internet. Dega e re në universitetin më të madh të menaxhimit do të formojë profesionistë që do të mbajnë nën vëzhgim mediat sociale për postime me natyrë ekstremiste.
Mbështetur nga Komiteti Kombëtar Anti-Terrorist i Rusisë, programi i Akademisë Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike (RANEPA) do të trajnojë paralelisht edhe zëdhënësit e ministrive qeveritare dhe kompanive shtetërore.