Blloku Bota
Në Ukrainë shitet dhe blihet çdo gjë. Nuk ka vend të dytë në botë si ky
Presidenti rus Vladimir Putin mendon se vendi më i korruptuar në botë është Ukraina. Mirëpo a mund të cilësohet kjo një ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër? Parim ky themelor i retorikës ruse në politikën e jashtme. Me gjasë jo, sepse rekordi i dikujt zgjon përherë kuriozitetin e shumëkujt.
Në Rusi kemi shumë probleme. Ne në Rusi dhe në mbarë botën po luftojmë korrupsionin, por korrupsioni në Ukrainë ka marrë një jetë të vetën – nuk ka një gjë të tillë në mbarë botën, më besoni.
"Danas" nxjerr në skenë sërish historinë e babait shqiptar të Vuçiç
Gazeta “Danas” në Serbi është vënë në qendër të sulmeve verbale nga kryeministrja Ana Brnabiç që e ka cilësuar atë si një mjet që përdor gjuhë urrejtjeje. Shkak është bërë një artikull i gazetës që risjell në vëmendje një histori të pësrëritur me një shqiptar të quajtur Fahri Musliu që shpallet si babai biologjik i presidentit serb. Gazeta ka shkruar në mënyrë të tërthortë, duke e bërë disi të ulët goditjen pasi ka vendosur titullin: "Një shqiptar në Beograd.
Unë e pranova Asocacionin, opozita në Kosovë të na shpjegojë pse kësaj radhe nuk e firmos Aleksander Vuçiç
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar sot në Parlamentin e vendit se pse ka pranuar draft statutin për Asocacionin e komunave me shumicë serbe dhe pse sipas tij, ky propozim dallon nga marrëveshjet e viteve 2013-2015.
Joshka Fisher: Bota është kthyer edhe njëherë siç ishte më 1914-n
Për ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, njohës i mirë i Lindjes së Mesme, konflikti në Gaza ka potencialin për ta futur në luftë të gjithë rajonin.
“Është e vështirë të mos mendosh për vitin 1914, kur ngjarjet morën një dinamikë të pakontrollueshme dhe sollën si pasojë Luftën e Parë Botërore”, thotë ai..
Gjermania paralajmëron myslimanët: Dëboheni nëse kryeni akte antisemitizmi
Që prej sulmit të 7 tetorit, që shënoi riaktivizimin e konfliktit Izrael-Palestinë, Perëndimi është kritikuar shpesh për pozicionimin hapur përkrah Izraelit. Në disa vende të Europës, protestat pro palestinezëve kanë vënë në provë respektimin nga autoritetet të dy të drejtave themelore: atë të shprehjes dhe lirinë e protestës.
Në Berlin, protesta pro Izrelit dhe ajo pro Palestinës u mbajtën vetëm pak metra nga njëra-tjetra pak ditë më parë. Dhuna e regjistruar gjatë tyre ka ngritur shqetësimin e qeverisë gjermane për antisemitizëm.
7 tetori mbetet me të panjohura. Irani dhe Turqia shprehin shqetësim për përhapjen e konfliktit në rajon
Turqia e Recep Tayyip Erdoganit po bën përpjekje dinamike për të imponuar pushimin e konfliktit në Gaza dhe kontrollin e situatës në rajon. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet presidenti turk, i cili ka bërë thirrje edhe për krijimin e një mekanizmi rajonal sigurie për të zgjidhur dhe trajtuar çështjet e sigurisë. Ky është sinjali i parë serioz i kontestimit të hegjemonisë perëndimore në këtë zonë duke sugjeruar alternativa sigurie.
Rutte bashkon pikëpamjet anglo-saksone me Europën Kontinentale
Kryeministri holandez, Mark Rutte, është një nga favoritët e hershëm për postin e shefit të NATO-s. Në rrugën drejt zyrës së kreut të aleancës ushtarake të Perëndimit, Rutte ka dy pengesa fillestare: rekordin e varfër të Holandës në shpenzimet e mbrojtjes dhe faktin që është mashkull.
Athinë, prindërit patrullojnë për të ruajtur rendin në Kifissia
Prindërit e fëmijëve në Kifissia të Athinës në Greqi, kanë krijuar një grup patrullimi për t’i ardhur në ndihmë policisë pas rritjes së kriminalitetit të të miturve. Ata kanë krijuar grupin "Kifissia Watch", përmes të cilit organizohen për patrullimin e fundjavës. Fundjava është koha kur numri i të rinjve në rrugët dhe baret e qytetit verior shumëfishohet dhe kjo rrit shqetësimin te prindërit.
Standardet e dyfishta po cenojnë reputacionin e Perëndimit në Lindjen e Mesme
I dërguari i Egjiptit në Bruksel kritikoi qëndrimin e Perëndimit për luftën Izrael-Hamas, duke e akuzuar atë për një pozicionim pro-izraelit, çka do të thotë se po dëmton reputacionin e tij në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë në rezidencën e tij në Bruksel, kryediplomati i Kajros në kryeqytetin e BE-së, Badr Abdelatty, theksoi gjithashtu se vendi i tij nuk do të pranojë refugjatët palestinezë që ikin nga Gaza.
Në gjyq me BE-në, Parisi kërkon t’i japë terren frëngjishtes
Franca nuk i ka hequr kurrë shpresat se burokratët e BE-së do të flasin frëngjisht. Pavarësisht se në kontinentin e vjetër përdoret masivisht nga folësit jobritanikë një anglishte e thjeshtuar, Parisi synon ta zgjerojë përdorimin e frëngjishtes.
Parisi tani po sulmon bllokun për punësimin e disa punonjësve të rinj bazuar në vlerësimet e bëra në anglisht.