Në Ukrainë shitet dhe blihet çdo gjë. Nuk ka vend të dytë në botë si ky

Postuar në 03 Nëntor, 2023 17:08

Presidenti rus Vladimir Putin mendon se vendi më i korruptuar në botë është Ukraina. Mirëpo a mund të cilësohet kjo një ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër? Parim ky themelor i retorikës ruse në politikën e jashtme. Me gjasë jo, sepse rekordi i dikujt zgjon përherë kuriozitetin e shumëkujt.

Në Rusi kemi shumë probleme. Ne në Rusi dhe në mbarë botën po luftojmë korrupsionin, por korrupsioni në Ukrainë ka marrë një jetë të vetën – nuk ka një gjë të tillë në mbarë botën, më besoni.

Kam kontakte të ngushta me ish-liderët e Ukrainës – ata blejnë çdo gjë: votën në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese. Blerje! Çdo gjë është në shitje

ka thënë Putin në një takim me anëtarë të Dhomës Publike Ruse.

Akuza mund të tingëllojë disi komike dhe e pacipë, nëse konsiderojmë akuzat për sistemin e oligarkisë në Rusi. Mirëpo duke patur parasysh se lufta e Kievit sot financohet nga Perëndimi mesazhe të tilla kanë potencial subversiv ndaj marrëdhënies preferenciale mes Ukrainës dhe Perëndimit. Mjafton të kujtohet incidenti i kryeministres italiane Meloni me një telefonatë të inskenuar gjatë së cilës ajo foli për një lodhje të Europës me luftën, çka në kushtet e një krize të gjithanshme ekonomike në disa rajone si dhe një paaftësie për të stabilizuar rendin ndërkombëtar, ushqen ndjesitë e një anarkie dhe kaosi për meanxhimin e të cilit nuk ka më autoritet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.