"Danas" nxjerr në skenë sërish historinë e babait shqiptar të Vuçiç

Postuar në 03 Nëntor, 2023 15:42

Gazeta “Danas” në Serbi është vënë në qendër të sulmeve verbale nga kryeministrja Ana Brnabiç që e ka cilësuar atë si një mjet që përdor gjuhë urrejtjeje. Shkak është bërë një artikull i gazetës që risjell në vëmendje një histori të pësrëritur me një shqiptar të quajtur Fahri Musliu që shpallet si babai biologjik i presidentit serb. Gazeta ka shkruar në mënyrë të tërthortë, duke e bërë disi të ulët goditjen pasi ka vendosur titullin: "Një shqiptar në Beograd. Kush është Fahri Musliu, për të cilin Vuçiç thotë se nuk është babai i tij?" Për këtë arsye Brnabiç i ka cilësuar gazetaët si sadist dhe urryes.

Turp për Ju dhe ata që u vijnë pas. Mbështetje për familjen e Vuçiç. Ne do të fitojmë

citohet ajo.

Ministri për Tregtinë, Tomislav Momiroviç, e ka cilësuar gazetën si një mbeturinë dhe ka paralajmëruar asgjësimin e saj duke e akuzuar se është një zgjatim dhe mjet I Dragan Gjilasit, kryetar I Partisë së Lirisë dhe Drejtësië, një biznesmen në opozitë. Historia e Fahri Musliut është përmendur më herët nga mediat shqiptare por ka kaluar si një çështje mes argëtimit dhe kuriozitetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.