Blloku Bota

Erdogan propozon konferencë ndërkombëtare për konfliktin në Palestinë: Hamasi, organizatë çlirimtare

Postuar në 25 Tetor, 2023 15:46

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar një konferencë ndërkombëtare paqeje për të trajtuar konfliktin izraelito-palestinez.

Qeveria e Kosovës bie dakord për diskutimin e Planit të ri europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Postuar në 25 Tetor, 2023 11:57

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se kryeministri i vendit Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht propozimit perëndimor për një plan të ri të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Drafti i ri i Asocacionit nga BE, mediat në Kosovë qarkullojnë idenë e njohjes nga Greqia

Postuar në 24 Tetor, 2023 21:13

Koha Ditore” ka cituar një analist në Kosovë, Rron Gjinovci, sipas të cilitë takimi i 26 tetorit mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç mund të sjellë një lëvizje të madhe për vendin. Sipas tij, duhet parë te propozimi i ri i Bashkimit Europian, që është cilësuar prej zëdhënësit të KE-së, Peter Stano, si një “draft shumë modern”, një politikë ndryshe që lidhet në fakt me një ofertë të re për Prishtinën.

Ukraina: Perëndimi të prodhojë armë për veten dhe për ne  

Postuar në 24 Tetor, 2023 16:07

Ukraina u kërkon demokracive perëndimore të rrisin investimet në armë. Në një intervistë për Politico, ministri i Ukrainës për Industritë Strategjike, Oleksandr Kamyshin, kërkoi që vendet perëndimore të përshpejtojnë prodhimin e raketave, predhave dhe dronëve ushtarakë sa më afër vijës së frontit.

Takim i ri Vuçiç - Kurti

Postuar në 24 Tetor, 2023 15:07

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar se do të takohet brenda disa ditëve me kryeminstrin e Kosovës Albin Kurti.

Pres që unë dhe Kurti të jemi në Bruksel sërish në dy apo tri ditëve. Na takon ne të shpëtojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme dhe shkatërrimi i interesave tona kombëtare dhe besoj se do ia dalim

citohet të jetë shprehur Vuçiç.

Orban: BE, një parodi e keqe e ish-Bashkimit Sovjetik

Postuar në 24 Tetor, 2023 11:50

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, akuzoi Bashkimin Europian se po kërkon të arrijë të njëjtin dominim si Bashkimi Sovjetik dikur. Në përvjetorin e kryengritjes së Hungarisë, në vitin 1956, kundër BS, Orban tha se BE po tenton t’i heqë Budapestit identitetin.

A nuk po vuajnë edhe palestinezët njësoj si ukrainasit?

Postuar në 23 Tetor, 2023 15:40

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian e gjetën veten përpara akuzave për hipokrizi dhe standarde të dyfishta lidhur me qasjen e tyre ndaj Rusisë dhe Izraelit gjatë Samitit të Paqes të së shtunës në Kajro. Në takimin ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e 30 vendeve dhe disa organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, qëllimi ishte të diskutohej mbi mënyrat e zgjidhjes së konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez.

Tani duan ta rrëzojnë nga pushteti

Postuar në 23 Tetor, 2023 13:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për Tv Pink, se shërbime të huaja po punojnë që ta rrëzojnë nga pushteti.

Duke referuar sondazhet e bëra, ai është shprehur se rezulton se partia e drejtuar prej tij merr 44%, SPS-ja 10% dhe partitë e krahut të djathtë rreth 13% pa Vojisllav Sheshelin dhe Sasha Raduloviçin. Po sipas tij, opozita pro-europiane merr 22-23% të votave, çka presupozon se ai përfaqëson bashkë me aleatët e vet shumicën.

Schroeder: Paqen Rusi-Ukrainë e pengoi Amerika

Postuar në 22 Tetor, 2023 16:56

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, akuzon qeverinë amerikane si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Në një intervistë të botuar në Berliner Zeitung, Schroeder i referohet negociatave të paqes në mars, menjëherë pasi Rusia ndërmori ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

Lëvizje në Kosovë për Braktisjen e Fesë Islame

Postuar në 22 Tetor, 2023 16:09

Mediat në Kosovë raportojnë për krijimin në Deçan të një lëvizjeje për braktisjen e fesë islame. Njoftimi është marrë nga një prej nismëtarëve, Zeqir Mehmetaj, që ka bërë të ditur se është krijuar edhe një Këshill Nismëtar.

Me moton: Të jemi vetëm Shqiptarë!

shkruan ndër të tjera Mehmetaj që shton se në takim ka patur “personalitete nga e gjithë Kosova”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota