A nuk po vuajnë edhe palestinezët njësoj si ukrainasit?
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian e gjetën veten përpara akuzave për hipokrizi dhe standarde të dyfishta lidhur me qasjen e tyre ndaj Rusisë dhe Izraelit gjatë Samitit të Paqes të së shtunës në Kajro. Në takimin ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e 30 vendeve dhe disa organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, qëllimi ishte të diskutohej mbi mënyrat e zgjidhjes së konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez.
Për herë të parë që nga shkurti i vitit 2022, axhenda nuk nisi me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por me një luftë tjetër: atë në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, paralelisht edhe në Ballkan javët e fundit ka pasur riaktivizim të tensionit.
Pyetja që u është drejtuar përfaqësuesve të BE-së, sipas Financial Times, ishte: Pse gjendjes së palestinezëve nuk i është kushtuar e njëjta vëmendje si vuajtjes së ukrainasve?
Sipas FT, në samitin e paqes në Kajro fundjavën e kaluar, vendet pjesëmarrëse, njëra pas tjetrës, i kanë kritikuar përfaqësuesit e BE-së (udhëheqësit e Italisë, Spanjës, Greqisë dhe Qipros, plus presidentin e Këshillit të BE-së, kryediplomatin e saj dhe ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë) për standarde të dyfishta dhe hipokrizi për dënimin e shkeljeve të ligjit humanitar nga Rusia, por jo nga Izraeli.
“Shumë ekonomi në zhvillim ishin skeptike ndaj kërkesave perëndimore për të kundërshtuar pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, duke pasur parasysh ndërhyrjet ushtarake të shekullit XXI në Afganistan dhe Irak nga koalicionet e udhëhequra nga SHBA. Pra, duke parë skepticizmin e tyre të konfirmuar përmes mbështetjes së hekurt të ofruar për sulmin e Izraelit në Gaza me viktima civile në rritje, ka njollosur muaj të tërë diplomacie të mundimshme nga Brukseli dhe kryeqytetet e tjera perëndimore me liderë në vende të tilla si Johannesburg, Xhakarta dhe Brasília”, shkruan FT.
Add new comment