Drafti i ri i Asocacionit nga BE, mediat në Kosovë qarkullojnë idenë e njohjes nga Greqia
“Koha Ditore” ka cituar një analist në Kosovë, Rron Gjinovci, sipas të cilitë takimi i 26 tetorit mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç mund të sjellë një lëvizje të madhe për vendin. Sipas tij, duhet parë te propozimi i ri i Bashkimit Europian, që është cilësuar prej zëdhënësit të KE-së, Peter Stano, si një “draft shumë modern”, një politikë ndryshe që lidhet në fakt me një ofertë të re për Prishtinën.
Asociacioni mund të bëhet vetëm nëse fitojmë diçka të madhe. Ajo diçka e madhe është garancia që Kosova nuk ka me e pengu nga njohja nga vendet e tjera, ku Serbia duhet ta thotë në mënyrë eksplicite ndërkombëtarësisht. Hapja e ambasadës në mënyrë simbolike dhe fakti që Kurti është në Greqi, mund të ndodhë që arrihet një marrëveshje të enjten ose ditëve në vazhdim dhe Greqia mund ta njohë Kosovën. E fillon procesin për vazhdimin e njohjes të Kosovës nga vendet mosnjohëse
citohet ai.
Deri më tani në të vërtetë as nga Serbia dhe as nga Kosova nuk kanë komentuar mbi propozimet e bëra nga përfaqësuesit e pesë vendeve kryesore të Perëndimit që merren me dialogun, ndaj edhe supozime si këto duhen konsideruar.
Një gjë është e qartë dhe duket mirë: Prishtina pas 24 shtatorit është në pozitë më të mirë negociimi dhe është po kështu e kuptueshme se lodrat e Serbisë me Radoiçiçë dhe konflikte kanë kapur cakun e tolerimit dhe mirëkuptimit. Beogradi ka po aq kundërshtarë dhe armiq në Perëndim, sa edhe Kosova, kështu që ky epsiod është mirë të shërbejë për të vënë në dukje se histeria kundër Prishtinës zyrtare gjatë verës, që përfshiu Shqipërinë me mediat e saj dhe opozitën kosovare, ishte diçka e investuar politikisht dhe dëshmon sesa komplekset tona janë përherë një kundërpolitikë për interesin tonë.
Add new comment