Blloku Bota

Taksë e veçantë për pasanikët e Europës, nis mbledhja e firmave

Postuar në 17 Tetor, 2023 22:09

Taksimi i të pasurve të Europës mund të gjenerojë  më shumë se 200 miliardë euro. Fushata “Takso të pasurit” është lançuar nga Qytetarët Europianë (ICE) dhe synon që pas mbledhjes së firmave t’i drejtohet Komisionit Europian me kërkesën për të shtuar taksën e re.

Video/Sulm mbi spital në Gaza. Qindra të vdekur, Izraeli mohon përgjegjësinë

Postuar në 17 Tetor, 2023 22:05

Një sulm i Izralelit në një spital në Gaza ka sjellë si pasojë vdekjen e qindra njerëzve.  Në rrjetet sociale qarkullojnë video me pamje të të vrarëve, ndonëse mbeten ende të pakonfirmuara në vërtetësinë e tyre.

Si pasojë e kësaj që po ndodh në Bregun Perëndimor kanë nisur protestat kundër kreut të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas që po qëndron në periferi të katastrofës humanitare që po i afrohet Palestinës.

Politizimi i biçikletës

Postuar në 17 Tetor, 2023 17:38

Trendi i biçikletave në rrugët e Europës nuk është më ai i pari. Dhe arsyet për këtë “shfryrje të gomave” janë para së gjithash politike. Në kontinentin e vjetër nuk është e vogël pakënaqësia me përpjekjet për të ulur përdorimin e makinave dhe shumë politikanë kanë filluar të rreshtohen në krahun e atyre që mbështesin shoferët e klasës punëtore.

Garantorë dhe zgjidhje me dy shtete, propozimi turk për konfliktin në Lindjen e Mesme

Postuar në 17 Tetor, 2023 15:54

Turqia po tenton të krijojë një model të ri ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës Izraeli-Palestinë. Ajo synon të përfshijë shtetet e rajonit dhe atë perëndimore si garantues dhe të shkojë drejt një zgjidhjeje afatgjatë mbi principin e dy shteteve.

Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha të hënën se Turqia ka dy prioritete në lidhje me konfliktin e riaktivizuar: mbrojtja e civilëve dhe ndihma humanitare nga njëra anë dhe përpjekja për të gjetur një zgjidhje afatgjatë nga ana tjetër.

Pa punë pas 40 vjetësh për një karikaturë të Netanjahut

Postuar në 17 Tetor, 2023 13:49

Britanikja “The Guardian” i dha fund kontratës 40-vjeçare me karikaturistin Steve Bell, për një skicë në të cilën ai portretizoi kryeministrin izraelit.

Ka një vendim për të mos rinovuar kontratën e Steve Bell”, tha për "The Telegraph" një zëdhënës i "The Guardian".

Macron premton riangazhim të Francës në Shqipëri

Postuar në 17 Tetor, 2023 11:53

Presidenti francez, Emanuel Macron, paralajmëroi një riangazhim të Francës në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në mënyrë të veçantë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha janë parashikuar 600 milionë euro mbështetje për projekte për Shqipërinë, mbështetje për shkollat që lidhen me teknologjinë dhe për liceun francez në Korçë.

Rusia: Nëse SHBA sjell raketa në Europë, do dislokojmë armë bërthamore në Bjellorusi

Postuar në 16 Tetor, 2023 16:47

Nëse SHBA vendos në Europë raketa me rreze të mesme dhe të shkurtër, Rusia do të kundërpërgjigjet. Paralajmërimin e ka bërë Vladimir Yermakov, drejtor i Departamentit të Mospërhapjes dhe Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme ruse.

Opozita serbe: Kalojmë në veprime drastike nëse miratohet ligji për mediat elektronike

Postuar në 16 Tetor, 2023 15:28

Opozita në Serbi kundërshton me forcë miratimin e ligjit për Mediat Elektronike dhe paralajmëron “veprime drastike” nëse ai kalon. Deputeti i opozitës, Vladeta Jankoviç, thotë se ligji që qeveria ka çuar në Parlament është “bullizëm dhe i paturpshëm”. Sipas saj, ligjit i janë shtuar dy paragrafë të rinj brenda natës, pas një dëgjese publike. Ligji i ndryshuar parashikon që nëse një operator dhe një transmetues nuk arrijnë një marrëveshje për çmimin e shërbimeve, çmimin përfundimtar e përcakton Organi Rregullator për Mediat (ORM).  

Blinken: Azerbajxhani mund të pushtojë shumë shpejt Armeninë

Postuar në 16 Tetor, 2023 11:19

Departamenti i Shtetit i druhet një pushtimi të afërt të Armenisë jugore nga Azerbajxhani.

Opozita e Donald Tusk fiton zgjedhjet në Poloni

Postuar në 15 Tetor, 2023 21:56

Partitë opozitare të Polonisë duken sikur kanë arritur një fitore solide në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, sipas një sondazhi exit poll të publikuar menjëherë pas përfundimit të votimit në orën 21:00.

Edhe pse Ligj dhe Drejtësi është partia më e madhe, tre parti kryesore opozitare do të kenë shumicën e vendeve në parlamentin prej 460 anëtarësh.

Nëse rezultati konfirmohet pas numërimit të votave, këto zgjedhje mund të shihen si kthesë e madhe në Poloni pas tetë vitesh qeverisje nga partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota