Pa punë pas 40 vjetësh për një karikaturë të Netanjahut

Postuar në 17 Tetor, 2023 13:49

Britanikja “The Guardian” i dha fund kontratës 40-vjeçare me karikaturistin Steve Bell, për një skicë në të cilën ai portretizoi kryeministrin izraelit.

Ka një vendim për të mos rinovuar kontratën e Steve Bell”, tha për "The Telegraph" një zëdhënës i "The Guardian".

Karikatura e Bell e paraqet kryeministrin Benjamin Netanyahu duke u përgatitur për t’i bërë vetes një operacion. Ai mban në duar doreza boksi dhe një bisturi, i gatshëm për të bërë një prerje në formën e Gazës. Gazeta pretendon se karikatura ka nota antisemitizmi. Duket se fillimisht ajo u perceptua si një aludim për Shylock, antagonistin hebre në dramën e Shekspirit "Tregtari i Venedikut", i cili kërkonte një kile mish nga rivali i tij i krishterë, që nuk i kishte shlyer borxhin.

Bell pretendon se nuk ka qenë ky qëllimi. Karkiatura përfshinte mbishkrimin "Pas David Levine", duke iu referuar karikaturistit të ndjerë të "The New York Review of Books". Vepra e Levines e vitit 1966, "Johnson's Scar" parodizon një foto të kohës, në të cilën presidenti i atëhershëm i SHBA-së Lyndon Johnson tregonte shenjën e mbetur nga operacioni për heqjen e tëmthit. Autori i ka dhënë plagës formën e Vietnamit, duke nënkuptuar pushtimin amerikan.

Comments

Submitted by Bobi (not verified) on

Nje paund mish, jo nje kile. Dmth gjys kile pak a shume. Se eshte rritur dhe cmimi i mishit

Submitted by Pinoku (not verified) on

Verejtja jote eshte shume e sakte dhe sidomos ia ndryshon krejtesisht kuptimin shkrimit. Mos e ke pas gje babain kasap ti qe dalloke diferencen e kiles nga pound-i (meqe ra llafi, per hir te saktesise shkruhet "pound", jo paund).

Submitted by Qerrja e Tait (not verified) on

Po e the ti o Pino, eshte patjater ashtu sic mendon ti. Pasi sheh e nuhat shume larg hundes tende te shkurter.

Submitted by Pinoku (not verified) on

A i ke rrotat ne rregull apo te kane dale nga boshti?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.