Blinken: Azerbajxhani mund të pushtojë shumë shpejt Armeninë
Departamenti i Shtetit i druhet një pushtimi të afërt të Armenisë jugore nga Azerbajxhani. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, është shprehur para një grupi ligjvënësish, se ky pushim pritet javët e ardhshme. Më 3 tetor, anëtarët e Kongresit i kërkuan Blinkenit të ndërmarrë masa kundër liderit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në përgjigje të pushtimit të Artsakhut nga vendi i tij në shtator. Një nga masat e mundshme është mosrinovimi i tërheqjes nga seksioni 907 i Aktit të Mbështetjes së Lirisë, i cili ndalon ndihmën ushtarake për Azerbajxhanin. Sipas Politico.eu, Blinken e ka vënë theksin te bisedimet diplomatike midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, megjithatë një grup demokratësh kanë kërkuar sanksione të SHBA-së ndaj Azerbajxhanit.
Është e qartë se përgjigja e vendit tonë ndaj kësaj krize nuk ka qenë në përpjesëtim me shkallën e shkatërrimit. Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara duhet t'i bëjnë të qartë Azerbajxhanit se agresioni i tij i paprovokuar kundër Artsakhut është i papranueshëm dhe do të përballet me një përgjigje të përshtatshme
thuhet në letrën e demokratëve drejtuar Departamentit të Shtetit.
Paralajmërimi nga Departamenti i Shtetit vjen pasi Baku dhe Ankaraja kanë rritur presionin ndaj Jerevanit për të hapur një lidhje tokësore midis Azerbajxhanit dhe Nakhiçevanit përmes Armenisë – të ashtuquajturin “Korridori Zangezur”.
Add new comment