Blloku Bota
“Nëse nisim luftë të re me Armeninë, faji është i Francës”
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e sheh mbështetjen ushtarake që Franca i ka ofruar Armenisë si një vendim që mund të bëhet shkak për hapjen e një konflikti të ri në Kaukazin Jugor.
Deklarata vjen pak ditë pasi vetë Aliyev u tërhoq nga një takim i ndërmjetësuar nga BE me kryeministrin armen, duke pretenduar se Brukseli po i del në krah Armenisë.
Aliyev kritikon qasjen e BE-së - dhe veçanërisht pozicionin e Francës.
Mbi 500 të vrarë në Gaza dhe Izrael, sinjale për përshkallëzim në vendet fqinje
Të paktën 250 persona janë vrarë në Izrael, sipas mediave vendase, ndërsa rreth 1500 janë të plagosur. Bilanci i deritanishëm e bën sulmin e papritur të së shtunës në Izrael një nga më të vdekjeprurësit përgjatë dekadave të fundit.
Ndërsa në Rripin e Gazës janë më shumë se 232 të vrarë dhe 1700 të plagosur nga kundërpërgjigjja izraelite, raportuan autoritetet palestineze.
Tërmet 6.3 ballë në Afganistan, qindra të vdekur
Një tërmet 6.3 ballë goditi Afganistanin, duke lënë të vdekur mbi 120 persona e duke plagosur 1 mijë të tjerë. Tërmeti e pati epiqendrën 40 km nga qyteti perëndimor i Heratit, rreth orës 11 :00, me orën lokale dhe u pasua nga tre lëkundje të tjera më të lehta.
Projekt me 6 pika për rendin ndërkombëtar. "Ndikimi perëndimor, një skemë gjigande piramidale lufte dhe ekspansioni"
Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për nevojën e rindërtimit të rendit ndërkombëtar gjatë një takimi të përvitshëm në Valdai Club, që këtë vit kishte temën: "Multipolaritet i ndershëm: Si të garantohet siguria dhe zhvillimi për të gjithë". Në fjalën e vet Putin fajësoi Perëndimin për gjendjen e tanishme ndërkombëtare duke akuzuar elitat e tij për “qasje kolonialiste”.
Sulm masiv i Hamasit mbi Izraelin. Netanyahu shpall luftën
Botës i është shtuar në menunë e konflikteve të nxehta edhe ai më tradicionali për kohën tonë: izraelito-palestinez. Media të shumta raportojnë se të shtunën militantë të grupimit islamik palestinez, Hamas kaluan përmes Rripit të Gazës në territorin izraelit dhe nisën bombardimin me mijëra raketa. Të dhënat për viktima ndryshojnë shumë shpejt, por deri më tani flitet për të paktën 100 të vdekur nga pala izraelite dhe qindra të plagosur.
Pjesë e hetimit për Banjskën duhet të jetë edhe Dioqeza e Rashkës
Ka një mendim të përbashkët në qëndrimet publike për një hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Banjskës më 24 shtator në Kosovë.
Dhe ka tashmë një konfirmim zyrtar edhe nga Beogradi se Banjska ishte minimalisht një KRIM. Presidenti serb Aleksander Vuçiç deklaroi së fundmi në një intervistë për “Sky News” se nuk mund ta ekstradojë në Prishtinë Milan Radoiçiçin si një alet që e ka patur, por edhe sepse “ne nuk e njohim Kosovën”.
Por ishte një krim i madh, i madh
Kazakistan, draftligj për kufizimin e gjuhës ruse dhe promovimin e gjuhës kazake në publik
Autoritetet kazake kanë nisur veprimet ligjore për të kufizuar ndikimin dhe përdorimin e gjuhës ruse në media dhe mjedisin publik në favor të gjuhës kazake. Për këtë është propozuar një draftligj që parashikon ndarjen e përdorimit të detyruar të gjuhës në raportet 50% me 70%, ndonëse gjuha kazake njihet si zyrtare.
Gul: Duhen dy për tango
Turqia e ka ende ambicien e integrimit në Bashkimin Europian, pavarësisht se bisedimet për anëtarësimin e plotë kanë nisur që prej vitit 2005.
Sarkozi, sërish në telashe me drejtësinë
Ndaj ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy, ka nisur një hetim i ri, i cili lidhet me hetimin e mëparshëm për financimin e fushatës së tij presidenciale me paratë e diktatorit libian, Moamer Kadhafi. Për financimin e fushatës me para të dyshimta, Sarkozi do të dalë para gjykatës në vitin 2025, raporton France 24.
Prishtina: Nuk ka negociata me terroristët e Beogradit!
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar sot nga ministerialit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit se në Kosovë ndodhi një sulm terrorist për sqarimin e rrethanave të të cilit Serbia duhet të përgjigjet. Sipas raportimeve mediatike ky qëndrim është kundërshtuar ashpër nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili madje në mënyrë demonstrative ka refuzuar foton familjare meqë aty gjendej flamuri i Kosovës. Ndërkohë që