“Nëse nisim luftë të re me Armeninë, faji është i Francës”

Postuar në 08 Tetor, 2023 11:54

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e sheh mbështetjen ushtarake që Franca i ka ofruar Armenisë si një vendim që mund të bëhet shkak për hapjen e një konflikti të ri në Kaukazin Jugor.

Deklarata vjen pak ditë pasi vetë Aliyev u tërhoq nga një takim i ndërmjetësuar nga BE me kryeministrin armen, duke pretenduar se Brukseli po i del në krah Armenisë.

Aliyev kritikon qasjen e BE-së - dhe veçanërisht pozicionin e Francës.

Në një bisedë telefonike që ai ka pasur me kreun e  Këshillit Evropian, Charles Michel, Aliyev e ka bërë të qartë qëndrimin e Azerbajxhanit duke theksuar se "për shkak të qasjes së njohur të Francës, Azerbajxhani nuk mori pjesë në takimin në Granada".

Aliev ka theksuar se ofrimi i armëve nga Franca për Armeninë ishte një qasje që nuk i shërbente paqes, por synonte të frynte një konflikt të ri dhe nëse ndodh ndonjë konflikt i ri në rajon, Franca do të ishte përgjegjëse për shkaktimin e tij, raporton Reuters.

Franca ka rënë dakord për kontratat e ardhshme me Armeninë për ta furnizuar atë me pajisje ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e mbrojtjes së saj, tha Ministrja e Jashtme Catherine Colonna më 3 tetor gjatë një vizite në Jerevan.

Ajo nuk pranoi të shtjellonte se çfarë lloj ndihme ushtarake ishte parashikuar për Armeninë sipas kontratave të ardhshme të furnizimit. Presidenti francez Emmanuel Macron qortoi Azerbajxhanin, duke thënë se Baku duket ka një problem me të drejtën ndërkombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.