Prishtina: Nuk ka negociata me terroristët e Beogradit!

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar sot nga ministerialit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit se në Kosovë ndodhi një sulm terrorist për sqarimin e rrethanave të të cilit Serbia duhet të përgjigjet. Sipas raportimeve mediatike ky qëndrim është kundërshtuar ashpër nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili madje në mënyrë demonstrative ka refuzuar foton familjare meqë aty gjendej flamuri i Kosovës. Ndërkohë që duhet thënë se për sa i përket vijmit të procesit të dialogut në Prishtinë janë të qartë deri më tani. Presidentja Osmani, por sot edhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu kanë përcjellë si kusht për rinisjen e negociatave sanksionimin e Serbisë.
Tani kemi një situatë krejt të re me prioritete tjetra urgjente e që kanë të bëjnë me adresimin e pasojave të sulmit terrorist të sponsorizuar nga Serbia. Ajo çka është e domosdoshme të ndodhë aktualisht është të garantohet siguri për Kosovën dhe vendosen sanksione për Serbinë. Gjatë gjithë kohës Republika e Kosovës ka qenë palë e gatshme për dialog dhe marrëveshje. Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i datës së 24 shtatorit, ka vërtetuar se teksa në Bruksel zhvilloheshin takime për zbatim të Marrëveshjes Bazë që në qendër ka njohjen de-facto reciproke, Serbia po përgatiste plane për aneksimit të veriut
citohet nga “Koha Ditore” Kryeziu.
Dhe në të vërtetë, deri në momentin kur BE-ja që e ka cilësuar sulmin si terrorist, ka kërkuar hetime etj., është e pamendueshme që të ulesh dhe të flasësh me një shtet që është i prezumuar si organizator i sulmit të 24 shtatorit. Më tej akoma, BE-ja nuk ka përvojë me ndërmjetësimin mes një shteti dhe terroristëve, edhe pse në krye të politikës së jashtme të tij është një person me kombësi katalonjase, që e kupton çfarë është seçecionizmi.
Add new comment