Tërmet 6.3 ballë në Afganistan, qindra të vdekur
Një tërmet 6.3 ballë goditi Afganistanin, duke lënë të vdekur mbi 120 persona e duke plagosur 1 mijë të tjerë. Tërmeti e pati epiqendrën 40 km nga qyteti perëndimor i Heratit, rreth orës 11 :00, me orën lokale dhe u pasua nga tre lëkundje të tjera më të lehta.
Shefi i menaxhimit të fatkeqësive të provincës Mosa Ashari u tha gazetarëve se më shumë se 1 000 gra, fëmijë dhe qytetarë të moshuar janë përfshirë në të dhënat e autoriteteve dhe rreth 120 njerëz kanë humbur jetën.
Burime të pakonfirmuara thonë se numri mund të shkojë në 300.
Pamjet e publikuara në median vendase nga Spitali Qendror i Heratit tregojn të plagosur që marrin asistencën shëndetësore jashtë ndërtesës, gjë që flet për një numër më të madh të plagosurish se kapaciteti i spitalit.
Herati ndodhet 120 km (75 milje) në lindje të kufirit me Iranin dhe konsiderohet kryeqyteti kulturor i Afganistanit. Sipas të dhënave të Bankës Botërore të vitit 2019, besohet se në provincë jetojnë rreth 1.9 milionë njerëz.
Afganistani goditet shpesh nga tërmetet - veçanërisht në vargmalin Hindu Kush pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.
Në qershor të vitit të kaluar, provinca e Paktikës u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 ballë që la rreth 1000 të vdekur dhe dhjetëra mijëra të pastrehë.
Add new comment