Video/Sulm mbi spital në Gaza. Qindra të vdekur, Izraeli mohon përgjegjësinë
Një sulm i Izralelit në një spital në Gaza ka sjellë si pasojë vdekjen e qindra njerëzve. Në rrjetet sociale qarkullojnë video me pamje të të vrarëve, ndonëse mbeten ende të pakonfirmuara në vërtetësinë e tyre.
Si pasojë e kësaj që po ndodh në Bregun Perëndimor kanë nisur protestat kundër kreut të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas që po qëndron në periferi të katastrofës humanitare që po i afrohet Palestinës.
Forcat ushtarake të Izraelit kanë deklaruar se goditja e spitalit në Gaza erdhi si pasojë e dështimit në lëshimin e duhur të një rakete nga Hamasi, ndërkohë që tensioni po kap majat. Në videot e hedhura në rrjetin X, raportohet se ambasada izraelite në Jordani është sulmuar, edhe pse ende nuk konfirmohet gjë zyrtarisht.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që lufta të mos shndërrojë spitalet, civilët në shënjestra, çka në fakt po duket se po ndodh këto orë.
Add new comment