Blloku Bota

SHBA-të po krijojnë tension mes Turqisë dhe Greqisë

Postuar në 02 Dhjetor, 2023 16:09

“Nëse thërret me zë të lartë dikë nga Turqia, mund të dëgjohesh në Kos. Nuk është e drejtë që dy vende, kaq të afërta dhe kaq të lidhura ngushtë, të vazhdojnë përpara me zëra që ushqejnë armiqësi”.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se Greqia është pjesë e qasjes së re të Ankarasë “më shumë miq dhe më pak armiq".

22 vende do të trefishojnë kapacitetin bërthamor deri në 2050

Postuar në 02 Dhjetor, 2023 15:44

Shtetet e Bashkuara dhe 21 vende të tjera u zotuan në samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara në Dubai për të trefishuar kapacitetin e energjisë bërthamore deri në vitin 2050.

Përkrahësit e energjisë bërthamore, e cila furnizon 18 për qind të energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara, thonë se rritja e prodhimit të saj është domosdoshmëri për uljen e emetimeve të karbonit në dekadat e ardhshme.

Nadia Calviño, kandidatja kryesore për drejtimin e Bankës Europiane të Investimeve

Postuar në 01 Dhjetor, 2023 18:14

Nadia Calviño, ministre e Ekonomisë e qeverisë spanjolle, është evidentuar si kandidatja kryesore dhe e pakonkurueshme sipas gjasave për detyrën e drejtores së Bankës Europiane të Investimeve. Pozicioni merr rëndësi shumë të madhe për shkak se kjo bankë do të ketë rol dominues për procesin e rindërtimit të Ukrainës, një proces prej miliarda eurosh.

Vjenën e bëri të rëndësishme Arsimi!

Postuar në 01 Dhjetor, 2023 16:48

Revista “Foreign Policy” publikon së fundmi një recencë të shkurtër të librit të historianit britanik, Richard Cockett, “Vjena: Si e krijoi botën modern qyteti i ideve”. Shënimi mbi librin thekson rolin e kryeqytetit austriak në idetë kryesore intelektuale të Perëndimit, të paktën që nga fillimi i shekullit të 20-të e deri në mesin e tij.

Papa: Ka qenë gabim maskilizimi i Kishës

Postuar në 01 Dhjetor, 2023 14:01

Kisha është grua, por kjo nuk ka të bëjë me çështjen e priftërimit femëror. Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë një diskutimi me Komisionin Teologjik Ndërkombëtar, gjatë të cilit ai ka vënë në dukje “gabimin e maskilizimit të Kishës”. Duke sjellë një përvojë të vetën me mësimin e teologjisë nga një grua, Papa ka paralajmëruar se problemi i përfshirjes më të madhe të femrës në çështjet teologjike do të duhe të trajtohet me seriozitet nga Kisha. 

Benny Gantz, karta kryesore kundër Netanyahut

Postuar në 30 Nëntor, 2023 14:18

Benny Gantz është shpresa e Izraelit për të rrëzuar më në fund Beniamin Netanyahun. Kështu shkruan “Politico” që vë në dukje se që nga sulmet e 7 tetorit, sondazhet i japin pikë maksimale ish-rivalit zgjedhor të kryeministrit aktual, që është aktualisht edhe pjesë e kabinetit të emergjencës të krijuar pas sulmeve të Hamasit.

Ndahet nga jeta Henry Kissinger

Postuar në 30 Nëntor, 2023 10:06

Henry Kissinger, emri më i njohur i diplomacisë amerikane dhe fitues i Nobelit të Paqes ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. I vullnetshëm në politikë dhe tejet i rezervuar për jetën personale, Kissinger është shprehur kohë më parë se e sheh veten si një hero kauboj që largohet i vetëm.

Heinz Alfred Kissinger lindi në Furth, Gjermani, më 27 maj 1923 dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij në 1938.

E frenojmë SHBA pa rënë në kurthin e një gare armatimi

Postuar në 29 Nëntor, 2023 16:58

Zv.ministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabakov, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Izvestia” se Rusia është në gjendje të frenojë Perëndimin me kapacitetet aktuale ushtarake pa rënë në kurthin e një gare armatimi.

Daçiç: Me këtë situatë, e pamundur të rithehen në Kosovë 200 000 serbët e zhvendosur

Postuar në 29 Nëntor, 2023 13:22

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Beogradit se gjatë vitit 2022,  nga Kosova janë larguar 13% e serbëve. Sipas tij janë regjistruar 446 sulme me sfond etnik, të cilat Daçiç ia atribuon politikës së Albin Kurtit.

Daçiç ka folur për një propagandë mashtruese që synon të fajësojë Serbinë për çdo gjë, ndërkohë që ai ka shtuar se me situatën e tanishme rikthimi në Kosovë i 200 000 serbëve të zhvendosur nuk është i mundur.

Pranë marrëveshjes post Brexit për Gjibraltarin

Postuar në 29 Nëntor, 2023 09:42

Spanja është gati të nënshkruajë një marrëveshje për statusin post Brexit të Gjibraltarit. Vendimin e bëri të ditur ministri i Jashtëm i vendit, José Manuel Albares, përpara një takimi në Bruksel me homologun e tij britanik, David Cameron.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota