Papa: Ka qenë gabim maskilizimi i Kishës

Postuar në 01 Dhjetor, 2023 14:01

Kisha është grua, por kjo nuk ka të bëjë me çështjen e priftërimit femëror. Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë një diskutimi me Komisionin Teologjik Ndërkombëtar, gjatë të cilit ai ka vënë në dukje “gabimin e maskilizimit të Kishës”. Duke sjellë një përvojë të vetën me mësimin e teologjisë nga një grua, Papa ka paralajmëruar se problemi i përfshirjes më të madhe të femrës në çështjet teologjike do të duhe të trajtohet me seriozitet nga Kisha. 

Femra ka një kapacitet reflektimi teologjik të ndryshëm nga ai që kemi ne meshkujt… Në takimin e ardhshëm do të kemi një reflektim mbi dimensionin femëror të Kishës

citohet ai.

Mesazhi i Papës është kapur menjëherë për rëndësinë e vet dhe në gazetën e Kishës, “Avvenire”, Pina De Simone ka publikuar një opinion për “teologjinë e krijuar nga femrat”. Sipas saj kjo teologji “ka një ngarkesë konkretizimi dhe një thellësi shikimi”.

Është ajo që vjen nga kapaciteti për të patur një vizion, perceptuar së brendshmi ekzistencën e qenieve njerëzore, jetën në botë dhe jetën e Zotit që heshturazi vepron në ta

shkruan De Simone.

Jemi para një ndryshimi të rëndësishëm, pse jo epokal në Kishën Katolike, njësia ndoshta më hermetike që ka mbetur në botën Perëndimore, që po pranon kështu opsionin e një të ardhmeje të afërt me Papatin e një Femre.

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Kisha eshte BURRE. Eshte gje tjeter nese Papa deshiron qe ajo te jete grua. Kisha qe ne fillim ka qene burre. Vete religjioni monoteist eshte burre. Keshtu u shpik; si burre. Ky lloj religjioni (monoteizmi) ishte institucionalizimi i sundimit te burrit mbi gruan; ishte institucionalizim i Patriarkatit.
Ne Bibel flitet shume per Patriarket; kudo flitet per linjen mashkullore; qe nga Zanafilla; te gjithe profetet ishin burra; te 12 dishepujt e Jezusit ishin burra; vete Kisha u themelua nga nje Pjetri, nje burre.
Kjo qe thote Papa, pertej deshires se mire, qe nuk vihet ne diskutim, me ngjan me ato thagmat qe degjojme ne studiot televizive, kur flitet per barazine gjinore, te tipit: "grate jane me te mencura se burrat"... dhe zonjat qe jane prezente, tundin koken duke pohuar per veten e tyre "po, po ne jemi me te mencura se ju burrat"...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.