Daçiç: Me këtë situatë, e pamundur të rithehen në Kosovë 200 000 serbët e zhvendosur

Postuar në 29 Nëntor, 2023 13:22

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Beogradit se gjatë vitit 2022,  nga Kosova janë larguar 13% e serbëve. Sipas tij janë regjistruar 446 sulme me sfond etnik, të cilat Daçiç ia atribuon politikës së Albin Kurtit.

Daçiç ka folur për një propagandë mashtruese që synon të fajësojë Serbinë për çdo gjë, ndërkohë që ai ka shtuar se me situatën e tanishme rikthimi në Kosovë i 200 000 serbëve të zhvendosur nuk është i mundur.

Në këtë kontekst Daçiç e ka cilësuar si të domosdoshëm dialogun me Prishtinën dhe sidomos detyrimin e ndërmarrë prej saj për krijimin e Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që mesa duket synohet të akomodojë një politikë rikthimi të serbëve, edhe pse duhet thënë se që nga viti 1999 kanë kaluar 24 vjet dhe kemi të bëjmë me një ndryshim brezi. E vështirë që dikush që jeton prej kaq kohësh në Beograd të rikthehet në Kosovë në një klimë armiqësimi.

Mjafton fakti që pas incidentit të Banjskës është regjistruar një numër i lartë serbësh që kanë konvertuar targat e tyre nga targa të Serbisë në të Kosovës, duke sinjalizuar se një pjesë e madhe e njerëzve kanë nevojë për normalitet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.