Benny Gantz, karta kryesore kundër Netanyahut

Postuar në 30 Nëntor, 2023 14:18

Benny Gantz është shpresa e Izraelit për të rrëzuar më në fund Beniamin Netanyahun. Kështu shkruan “Politico” që vë në dukje se që nga sulmet e 7 tetorit, sondazhet i japin pikë maksimale ish-rivalit zgjedhor të kryeministrit aktual, që është aktualisht edhe pjesë e kabinetit të emergjencës të krijuar pas sulmeve të Hamasit.

Një sinjal është dhënë. Gazeta vë në dukje se ai ka njoftuar se do të votojë kundër - së bashku me pesë ministrat e vet – ndryshimeve buxhetore që parashikojnë aktivizimin e fondeve që shkojnë për partitë ultra-ortodokse dje pro kolonizimit.

Sipas tij kjo rishpërndarje e fondeve nuk bëhet për luftën dhe as për rritjen ekonomike. Karriera e Gantz riciklohet kështu në kontekstin e një konflikti që vuri në pah përgjegjësitë e papërmbushura të Netanyahut. Në mesin e muajit tetor sondazhet evidentuan se 41% e të pyeturve donin Gantz për kryeministër përkundrejt 25% që donin Netanyahun dhe 44% e tyre mendonin se sulmet e 7 tetorit ishin përgjegjësi e Netanyahut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.