Blloku Bota

Shifrat e luftës

Postuar në 20 Dhjetor, 2023 23:43

24 shkurti 2022 supozohej të ishte një pushtim rrufe: Putini donte të arrinte deri në Kiev dhe pas një muaji ai kishte pushtuar kufirin Bjellorusi, Sumy, Kharkiv dhe Mariupolin. Por, objektivi fillestar i "denazifikimit" të qeverisë së Kievit dështoi pothuajse menjëherë. Ukrainasit rezistuan dhe në fund të vitit 2022 kishin arritur të rimarrin zonën e kryeqytetit dhe të Kharkivit, Khersonit dhe bregun lindor të Dnipros.

Europa pa qëndrim të qartë për zgjedhjet në Serbi

Postuar në 20 Dhjetor, 2023 18:07

Raporteri i Parlamentit Europian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit në këtë vend, nuk pati parregullsi serioze.

Qëndrimi i tij është vënë në dukje nga mediat opozitare në Serbi, sipas të cilave ai bie ndesh me vërejtjet e vëzhguesve të OSBE-ODIHR që folën për parregullsi serioze. Vetë opozita serbe ka deklaruar se në Beograd zgjedhjet duhen përsëritur pasi partia e Aleksander Vuçiç ka importuar zgjedhës për të siguruar një rezultat fitues.

Pakt i ri për migracionin në BE. Çfarë duhet më Protokolli me Italinë?

Postuar në 20 Dhjetor, 2023 16:31

media të ndryshme europiane raportohet se Bashkimi Europian ka arritur në një marrëveshje për një pakt të ri migracionin. Pakt që është quajtur historik nga kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Hebrenjtë ekstremistë na pështyjnë. Qeveria Netanyahu nuk ndërhyn

Postuar në 20 Dhjetor, 2023 14:04

Giorgio Kraj, drejtor i Qendrës së Informacionit Kristian në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, denoncon në një intervistë të shkurtër për “Corriere della Sera” sjelljen e atyre që i quan “ekstremistë hebrenj” që pështyjnë mbi kristianët.

Sipas tij, hebrenjtë ortodoksë kanë mbështetjen e qeverisë Netanyahu që nuk ndërhyn për të penguar këtë sjellje agresive që nuk ndalon as në sulme ndaj objekteve të pakicës kristiane.

Kraj thotë se kjo që po afron është një Krishtlindje e trishtë.

BE-ja mendon nxjerrjen jashtë loje të Hungarisë për ndihmën ndaj Ukrainës

Postuar në 18 Dhjetor, 2023 13:58

Vendet e Bashkimit Europian janë duke menduar t’i heqin Hungarisë të drejtën e votës për të mundësuar miratimin e ndihmës për Ukrainën. Media të ndryshme citojnë burime diplomatike të BE-së sipas të cilave për të shmangur Budapestin nga bllokimi i ndihnmës duke përdorur nenin 7 të Traktatit Europian që parashikon heqjen e të drejtën e votës së një vendi anëtar për shkelje të legjislacionit të BE-së.Procesi në fjalë mund të bllokohet nga çdo vend anëtar, por me fitoren e Donald Tusk në Poloni, Orban duket se nuk ka më aleatë.

Skenari i 2023 dështoi. Kosova tani çështje e negociatave të anëtarësimit për Serbinë

Postuar në 17 Dhjetor, 2023 21:24

Beogradi zyrtar ka detyruar Bashkimin Europian të mbrojë politikën e vet duke dalë me një deklaratë përmes së cilës kujtoi se marrëveshjet e nënshkruara me Kosovvën dhe për Kosovën janë ligjërisht të detyrueshme për palët. 

Kjo erdhi pas notës së kryeministres serbe Brnabiç e cila njoftoi pranimin me rezervë të deklaratës së bërë duke cilësuar se Serbia nuk do ta njohë Kosoën. 

Shi artificial për të luftuar ndotjen

Postuar në 17 Dhjetor, 2023 14:36

Në Pakistan u testua për herë të parë shiu artificial. Disa helikopterë fluturuan mbi dhjetë zona të Lahores, një nga qytetet më të ndotura në botë, për të ngarkuar retë me shi.

Eksperimenti i parë i këtij lloji në vendin e Azisë Jugore u financua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe po e përdorin gjithnjë e më shumë këtë risi për të krijuar shi në hapësirën e thatë të vendit.

Modifikimi i motit përfshin lëshimin e kripës së zakonshme -- ose një përzierje kripërash të ndryshme -- në re.

Europës duhet t’i dalim zot vetë

Postuar në 16 Dhjetor, 2023 16:37

Gjermania pret tkurrje të përfshirjes së SHBA-së në Europë në vitet e ardhshme, ndaj e sheh si të domosdoshëm rritjen e kapacitetit të sigurisë dhe mbrojtjes. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë me Welt am Sonntag, thotë se përballë kërcënimit që paraqet Rusia, Europa duhet të përgatitet për t’ia dalë vetë.

BE dakordësohet për Aktin e Lirisë së Medias/Kufizime për përgjimin dhe zbulimin e burimit të informacionit

Postuar në 16 Dhjetor, 2023 12:31

Negociatorë të Bashkimit Europian kanë arritur në një marrëveshje për Aktin Europian mbi Lirinë e Medias. Ligji i ri prezanton kërkesa të reja për mediat dhe pronësinë e tyre dhe detyron qeveritë e vendeve anëtare të krijojnë një sistem mbikëqyrjeje që garanton lirinë editoriale, përfshirë atë të mediave publike. Po kështu ligji i ri vendos kontrolle për bashkimet e mediave dhe sanksionon krijimin e një trupe për ta mbikëqyrur si proces.

Pa fjalë, por me vepra. Granata në mbledhjen e Këshillit(video)

Postuar në 15 Dhjetor, 2023 16:33

Në mbledhjen e këshillit të fshatit Koretsky në Zakarpattia në Ukrainë ka ndodhur një incident shumë i rëndë. Një prej këshilltarëve ka hedhur disa Granada në sallë duke shkaktuar vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e 26 të tjerëve. Bota ka hyrë në epokën e veprave për të lënë mesa duket pas kohën e fjalëve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota