BE-ja mendon nxjerrjen jashtë loje të Hungarisë për ndihmën ndaj Ukrainës

Postuar në 18 Dhjetor, 2023 13:58

Vendet e Bashkimit Europian janë duke menduar t’i heqin Hungarisë të drejtën e votës për të mundësuar miratimin e ndihmës për Ukrainën. Media të ndryshme citojnë burime diplomatike të BE-së sipas të cilave për të shmangur Budapestin nga bllokimi i ndihnmës duke përdorur nenin 7 të Traktatit Europian që parashikon heqjen e të drejtën e votës së një vendi anëtar për shkelje të legjislacionit të BE-së.Procesi në fjalë mund të bllokohet nga çdo vend anëtar, por me fitoren e Donald Tusk në Poloni, Orban duket se nuk ka më aleatë.

Ndoshta Hungaria mund të krijojë të tjera probleme. Ndoshta Hungaria mund të na detyrojë të përdorim disa mjetet të tjera. Por në fund fare, Hungaria nuk mund të na ndalojë të ofrojmë para për Ukrainën

citon “Financial Times” një zyrtar europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.