Skenari i 2023 dështoi. Kosova tani çështje e negociatave të anëtarësimit për Serbinë

Postuar në 17 Dhjetor, 2023 21:24

Beogradi zyrtar ka detyruar Bashkimin Europian të mbrojë politikën e vet duke dalë me një deklaratë përmes së cilës kujtoi se marrëveshjet e nënshkruara me Kosovvën dhe për Kosovën janë ligjërisht të detyrueshme për palët. 

Kjo erdhi pas notës së kryeministres serbe Brnabiç e cila njoftoi pranimin me rezervë të deklaratës së bërë duke cilësuar se Serbia nuk do ta njohë Kosoën. 

Qëndrimi i ardhur nga Peter Stano ka paralajmëruar se lojërat psikologjike me çështjen në fjalë kanë një kufi dhe se tanimë edhe aventura të ngjashme si ajo e Banjskës do të kenë përgjigje të vendosur. Humbja e Ukrainës në v e tanishme me Rusinë – që sipas gjasave po ndodh – e radikalizon politikën perëndimore në një zonë si Ballkani që është në radhë për t’u përdorur si mjedis eksperimental. 

Në këto kushte në Serbi po kuptojnë përherë e më shumë se Beogradi duhet të kënaqet me Asocacionin që ka vite që e kërkon, por në këmbim të njohjes. Media opozitare serbe, N1, vë në dukje se njohja e Kosovës do të jerë pjesë e kapitullit 35 të negociatave dhe Serbia nuk ka asnjë instrument në dorë ta ndryshojë atë. Po flasim për fundin e muajit janar 2024. 

Aneksi flet për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për fat të keq është shumë vonë për ta ndryshuar këtë gjë

shprehet analisti Dragoslav Raseta. 

Marrëveshja e Ohrit e 27 shkurtit që ka të bëjë me procesin e Normalizimit të Marrëdhënieve dhe Aneksi i zbatimit të saj, i pranuar më 18 mars, flasin për përfshirjen e tyre si kusht në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Një arsye kjo se pse Vuçic refuzoi firmosjen e Aneksit dhe pse u tentua arritja e një zgjidhjeje në terren në verën që lamë pas. 

Është e qartë se Kurti  të presë janarin dhe qëndrimin e Serbisë për kapitullin 35 që të luajë mandej me qëndrimet e veta. Tashmë, edhe pse Vuçiç nuk e pranon që Marrëveshja e Ohrit të jetë e gjitha pjesë e kapitulli në fjalë, ai e di shumë mirë, bashkë me Borrell dhe Lajçak, por edhe Edi Ramën, se Kosova nuk është më çështje shtetërore e brendshme e Serbisë, por një çështje e saj me Europën. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.