Nadia Calviño, kandidatja kryesore për drejtimin e Bankës Europiane të Investimeve
Nadia Calviño, ministre e Ekonomisë e qeverisë spanjolle, është evidentuar si kandidatja kryesore dhe e pakonkurueshme sipas gjasave për detyrën e drejtores së Bankës Europiane të Investimeve. Pozicioni merr rëndësi shumë të madhe për shkak se kjo bankë do të ketë rol dominues për procesin e rindërtimit të Ukrainës, një proces prej miliarda eurosh.
Vota për kandidaten në fjalë do të jepet në datën 8 dhjetor nga ministrat e Financve të vendeve anëtare. Deri më tani bëhet e ditur se mbështetës kryesor për kandidaturën në fjalë ka qenë kancelari gjerman Olaf Scholz.
Rivalja kryesore për detyrën ka qenë Margrethe Vestager, Komisionerja e BE-së për Konkurencën.
Add new comment