E frenojmë SHBA pa rënë në kurthin e një gare armatimi

Postuar në 29 Nëntor, 2023 16:58

Zv.ministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabakov, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Izvestia” se Rusia është në gjendje të frenojë Perëndimin me kapacitetet aktuale ushtarake pa rënë në kurthin e një gare armatimi.

Ne kemi kapacitete substanciale teknologjike në një numër drejtimesh. Kështu që mendoj se gërshetuar me një bashkësi gjithëpërfshriëse masash për garantimin e interesave tona të sigurisë mbi drejtime të ndryshme, ne mundemi pa u thithur në një garë të kushtueshme armatimi, të ndihemi përherë të bindur dhe të sigurojmë frenimin e SHBA-ve dhe satelitëve të tyre duke parandaluar ndonjë provokim prej tyre

citon agjencia “Tass”, Ryabakov.

Sipas tij aktualisht nuk ka asnjë draft dokument që të zëvendësojë Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike, pasi materialet që janë në sirtar janë të një kohe tjetër dhe nuk i përgjigjen më sfidave të kohës.

Comments

Submitted by Renia e miteve (not verified) on

agjensia "Tass" , gazeta "Katherimini", "Tanjug", etj...

Tani ose Rama ju ka shtyre te kerkoni lajme te koshat e plehrave, ose ju eshte bere 'ves'!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.