Demokracia amerikane është sëmurë, por nuk po vdes. Tirania e pakicës na rrezikon shkatërrimin

Postuar në 23 Nëntor, 2023 17:06

Demokracia amerikane është sëmurë, por nuk po vdes

Kështu shprehet për “Kathimerini”, një ndër autorët e librit të suksesshëm të vitit 2018, “Si vdesin demokracitë” Daniel Ziblatt, libër i cili trajton edhe “tiraninë e pakicës”. Duke iu referuar sistemit amerikan, Ziblatt thotë se Kushtetuta amerikane është shumë e vështirë për t’u ndryshuar për shkak të procedurës që kërkohet mes Senatit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Shteteve. Ndaj edhe ajo sipas tij ka ndryshuar vetëm 27 herë në historinë e vet. Këtu hyn në lojë premisa nga u nisën ata që quhen etërit themelues për ta hartuar atë Kushtetutë dhe duhet thënë se në pikëpamje të konceptimit Kushtetuta konsideron probleme të vjetra, por të cilat nuk vjetërohen kurrë mesa duket, pasi janë aktuale.

(Etërit themelues) Ata i druheshin tiranisë së shumicës. Ishte diçka për të cilën ishin të vetëdijshëm dhe ishin alergjikë. Por ata shqetësoheshin realisht edhe rreth problemit të tiransisë së pakicës. Dhe ndaj Alexander Hamilton vëzhgoi Poloninë e shekujve 17-18 dhe pa një sistem ku një anëtar i Senatit Polak mund të bllokonte çdo nismë legjislative çka çoi në shkatërrimin e Polonisë. Prandaj ai ishte shumë i shqetësuar për potencialin se kjo mund të ndodhte edhe në SHBA. Etërit Themelues ishin kundër gjërave të tilla si obstruksionizmi. Ishin nervozë për Senatin sepse ai përfaqësonte mundësinë që pakicat të bllokonin shumicën

shprehet Ziblatt.

Sipas tij kalimi nga Lufta e Ftohtë drejt erës sonë solli hegjemoninë e demokracisë, çka krijon kushtet që çdo kundërvënie apo kundërshtim i rendit në fuqi, të barazohet si kundërshti ndaj demokracisë. Një kurth ky i mungesës së një “alternative legjitime”. Ziblatt thotë se liderët e fortë janë dukuri e kohës sonë, në manifestimin e një politikani anti-sistem dhe në këto kushte një episod i dytë si ai i 6 janarit në SHBA, nuk përjashtohet. Megjithatë Ziblatt është skeptik për “rishpikjen e sistemit amerikan nga elitat”, por më tepër shpresohet nga “lëvizjet civike” si lëvizja Progresiste e shekullit të 20-të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.