Sllovenia refuzon ambasadorin e ri të Serbisë
Sllovenia ka refuzuar të japë agrementin për ambasadorin e ri të Serbisë, Zoran Gjorgjeivç, që vjen në këtë pozicion nga detyra e Drejtorit të Postës dhe ish-ministrit. Sipas mediave, pala sllovene ka refuzuar të pranojë dhënien e letrave kredenciale për arsye sigurie. Lidhur me këtë incident, presidenti Aleksander Vuçiç, ka akuzuar pronarin e United Group, Dragann Solak që sipas tij ka ndikuar në vendimin e Sllovenisë. Me stilin e tij që bën pis e pastaj shfajësohet Vuçiç ka shtuar:
E kam të pamudur të besoj se një tajkun të mund të ketë një ndikim të tillë, kështu që do të pres të shoh se cilat janë arsyet e vërteta dhe Serbia do të reagojë sipas rastit
Solak është një biznesmen që ka në pronësi edhe televizione opozitare në Serbi dhe në kuadër të fushatës elektorale, Vuçiç, zgjedh të godasë në këtë mënyrë, duke fyer hapur palën sllovene.
Add new comment