sllovenia
Shengen me pengesa
Sllovenia njoftoi se kontrollet kufitare do të vijojnë edhe gjatë verës, duke e shtyrë datën e heqjes së tyre deri më 21 dhjetor. Kufiri mes Sllovenisë dhe Hungarisë u “zhduk” në vitin 2007, kur dyja vendet iu bashkuan Zonës Shengen.
Sllovenia refuzon ambasadorin e ri të Serbisë
Sllovenia ka refuzuar të japë agrementin për ambasadorin e ri të Serbisë, Zoran Gjorgjeivç, që vjen në këtë pozicion nga detyra e Drejtorit të Postës dhe ish-ministrit. Sipas mediave, pala sllovene ka refuzuar të pranojë dhënien e letrave kredenciale për arsye sigurie. Lidhur me këtë incident, presidenti Aleksander Vuçiç, ka akuzuar pronarin e United Group, Dragann Solak që sipas tij ka ndikuar në vendimin e Sllovenisë.
Hidhet sërish ideja e korrigjimit të kufijve të Ballkanit
Ideja e rishikimit të kufijve në Ballkan hidhet sërish. Kësaj radhe janë mediat sllovene ato të cilat e kanë përcjellë këtë ide përmes publikimit të një dokumenti diplomatik jozyrtar, i cili flet për shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës, aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Luftë mes kryeministrit dhe medias edhe në Slloveni
Në Slloveni, të jesh në listën e mediave që kryeministri nuk i pëlqen, nuk i ke punët mirë.
Janez Janša, vendi i të cilit merr presidencën e radhës në Këshillin Europian më vonë këtë vit, i ka sulmuar vazhdimisht dhe publikisht mediat kryesore publike të vendit.
Lideri i djathtë populist i është referuar Agjencisë Sllovene të Shtypit (STA) si një "turp kombëtar". Ai ka akuzuar transmetuesin publik Radiotelevizija Slovenija (RTV) për përhapjen e "gënjeshtrave" dhe mashtrimin e publikut.
Foibet e Basovicës në Trieste/Pajtim historik italo-slloven
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Sllovenisë, Borut Pahor kanë nderuar të dy, dorë për dore, viktimat e foibes në Basovica të Sllovenisë. Foibet janë një njollë e rëndë në raportet italo-jugosllave pasi sipas përshkrimit të historiografisë italiane, në foibet e Istrias partizanët jugosllavë vranë me qindra qytetarë të kombësisë italiane.
Masakra e Basovicës bëhet çështje mes Italisë dhe Sllovenisë
Qeveria sllovene akuzon Ministrin e Brendshëm italian Mato Salvini, dhe kreun e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, se duan të fshehin përgjegjësitë e fashizmit në ngjarjet tragjike të Luftës së Dytë Botërore.
Të dy politikanët italianë sipas tij, bënë deklarata "të papranueshme" duke iu referuar vrasjes së ushtarëve italianëve nga partizanët jugosllavë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Referuar këtyre deklaratave presidenti slloven Borut Pahor i dërgoi një letër homologut të tij italian Serge Matarela për të shprehur protestën e tij të fortë.
Kryeministri kroat: "Jemi shumë afër marrëveshjes kufitare me Slloveninë"
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka deklaruar se SLlovenia dhe Kroacia janë shumë afër një marrëveshjeje për kufirin, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Prononcimi i tij citohet nga agjencia HINA dhe sipas tij, modeli i propozuar nga Zagrebi zyrtar është një premisë shumë e mirë për zgjidhje.
“Edhe njëherë e përsëris – e mendoj se jemi shumë afër një zgjidhjeje sesa duket në public. Ne kemi shpjeguar qëndrimet tona palës sllovene sikurse partnerëve tanë në BE”, tha Plenkovic nga qyteti jugor Solin.
Përshkallëzohet tensioni mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranit
Një çështje që konsiderohej e tejkaluar, ajo e ujërave territoriale është kthyer në një episod të nxehtë diplomatik mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Kryeministri slloven Miro Çerar anulloi një vizitë të planifikuar në Kroaci, duke akuzuar fqinjin e tij për provokim dhe rikthimi të gjuhës së konfliktit.
Homologu i tij kroat, Andrei Plekoviç, vuri në dukje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se marrëveshja ndërkombëtare e arritur për këtë çështje nuk është e vlefshme.
Konflikti kroato - slloven, si precedent për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë
Prej disa ditësh në media është publikuar lajmi mbi vendimin e Gjykatës së Hagës për kufirin kroato-slloven që i jep të drejtë Sllovenisë për këtë çështje. Kroacia nuk e ka pranuar këtë vendin duke u tërhequr nga Gjykata dhe duke krijuar një precedent shumë delikat brenda hapësirës së BE-së. Sot Deutsche Welle, agjencia shtetërore gjermane, e sjell në vëmendje këtë temë duke cituar nënkryetarin e Parë të Komisionit Europian, holandezin Frans Timermans, i cili bën thirrje që të vendimi të pranohet.
Kroacia nuk njeh vendimin e Hagës për kufirin me Slloveninë
Kroacia ka deklaruar se nuk do të njohë vendimin e Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit të saj me Slloveninë. Gjykata i dha kësaj të fundit dalje në ujërat ndërkombëtare, por sipas kroatëve vendimi i arbitrazhit kompromentohet nga kontaktet e një gjykatësi slloven në Hagë me një zyrtar të qeverisë së Lubjanës.
Ky proces i tensionuar sipas ministrit të Jashtëm slloven Miro Cerar bllokon zgjerimin e mëtejshëm në BE.