Luftë mes kryeministrit dhe medias edhe në Slloveni
Në Slloveni, të jesh në listën e mediave që kryeministri nuk i pëlqen, nuk i ke punët mirë.
Janez Janša, vendi i të cilit merr presidencën e radhës në Këshillin Europian më vonë këtë vit, i ka sulmuar vazhdimisht dhe publikisht mediat kryesore publike të vendit.
Lideri i djathtë populist i është referuar Agjencisë Sllovene të Shtypit (STA) si një "turp kombëtar". Ai ka akuzuar transmetuesin publik Radiotelevizija Slovenija (RTV) për përhapjen e "gënjeshtrave" dhe mashtrimin e publikut.
Fushata e Janša ka shkuar përtej retorikës. Verën e kaluar, qeveria e tij propozoi ndryshime në ligjet që rregullojnë mediat e vednit. Sipas ndryshimeve të propozuara, ndikimin e shtetit mbi STA do të rritet dhe fondet për RTV do të zvogëlohen. Financimi shtetëror për agjencinë e lajmeve u ndalua përkohësisht në fund të vitit të kaluar, duke shkaktuar frikë për të ardhmen e saj.
Te gazetarët, kjo fushatë ka pasur efekt toksik.
Në prononcimet e tyre për Politico, flitet për telefonata kërcënuese, letra, email dhe mesazhe në mediat sociale. Gazetarët thonë se presioni ka çuar në vetëcensurë dhe se disa redaktorë i kanë kërkuar ndihmë policisë kur janë kërcënuar.
Shumë prej gazetarëve që mbulojnë qeverinë e Jançës thonë se presioni politik ndihet është i fortë në punën e tyre të përditshme, duke ndikuar në raportimin për çështje të tilla si investimet hungareze në Slloveni dhe roli i lëvizjeve të ekstremit të djathtë në vend.
Lëvizjet e Janša-s bien në kundërshtim direkt me standardet e BE-së për lirinë e medias. Presioni vjen në një kohë kur shqetësimet për lirinë dhe pluralitetin e medias janë në rritje në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore - veçanërisht në Hungari, Poloni dhe Bullgari.
Kryeministri e nisi karrierën e tij si komunist i ri, i kthyer në disident në ish-Jugosllavi, ndërsa më vonë u bë politikan i krahut të djathtë. Një rrugë që i ngjan asaj të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, një aleat i ngushtë i Jançës, i cili gjithashtu ushtron kontroll mbi industrinë mediatike të vendit të tij.
Janša nuk është rishtar si kryeministër. Ai e ka mbajtur këtë detyrë nga 2004 deri në 2008, dhe pastaj përsëri për pak kohë në 2012-13, përpara se të kthehej në pushtet marsin e kaluar.
Në një ese të majit 2020 me titull "Lufta me Median", Janša-s këmbëngul se ka "gazetarë të aftë, profesionistë dhe etikë" në mediat më të mëdha të financuara nga shteti, por atyre u hiqet zëri nga redaktoret e vjetra, megjithëse ai nuk paraqiti ndonjë provë specifike për këtë pretendim.
Add new comment