Kryeministri kroat: "Jemi shumë afër marrëveshjes kufitare me Slloveninë"

Postuar në 13 Janar, 2018 13:17

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka deklaruar se SLlovenia dhe Kroacia janë shumë afër një marrëveshjeje për kufirin, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Prononcimi i tij citohet nga agjencia HINA dhe sipas tij, modeli i propozuar nga Zagrebi zyrtar është një premisë shumë e mirë për zgjidhje.

Edhe njëherë e përsëris – e mendoj se jemi shumë afër një zgjidhjeje sesa duket në public. Ne kemi shpjeguar qëndrimet tona palës sllovene sikurse partnerëve tanë në BE”, tha Plenkovic nga qyteti jugor Solin.

“Po veprojmë me përgjegjësi dhe me mature në këtë situatë dhe nuk do të ndërmarrim hapa të njëanshëm për të mos përkeqësuar marrëdhëniet”, shtoi ai.

Deklarata e Plenkovic pason qëndrime të minstrit të Jashtëm slloven, Karl Erjavec sipas të cilit Kroacia do të detyrohet të ndryshojë sjellje për gjirin e Piranës, që u trajtua në arbitrazh. Kroacia po refuzon ta njohë vendimin që duket se favorizon Slloveninë. Çështja është ndërkombëtarizuar përderisa kreu i Komisionit Europian, Juncker, deklaroi dy ditë më parë, se konflikti kroato-slloven mban të bllokuar pespektivën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/134061984

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.