Putin: Perëndimi synon shpërbërjen e Federatës Ruse

Postuar në 28 Nëntor, 2023 19:04

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi gjatë një fjalimi në Asamblenë e Popullit Rus në Botë se Perëndimi po përpiqet të ndajë Federatën Ruse.

Në parim, Perëndimi nuk ka nevojë për një vend kaq të madh shumëkombësh si Rusia. Diversiteti ynë dhe uniteti i kulturave, traditat, gjuhët, etnitë, thjeshtë nuk përputhen me logjikën e racistëve perëndimorë dhe kolonizuesve në skemën mizore të depersonalizimit tërësor, shtypjes dhe shfrytëzimit. Kështu që ata po përdorin të njëjtën narrativë të vjetër: Rusia është një burg i popujve dhe rusët vetë një komb skellevërish. E këmi dëgjuar këtë shumë herë përgjatë shekujve. Kemi dëgjuar po ashtu se Rusia, mesa duket, ka nevojë të dekolonizohet. Por çfarë duan të thonë në realitet? Në fakt ata duan të ndajnë dhe plaçkisin Rusinë. Nëse nuk e bëjnë me forcë, do të përpiqen ta bëjnë me përçarje

ka thënë ai.

Putin ka shtuar se Rusofobia dhe neo-Nazizmi janë aktualisht ideologjia zyrtare e Perëndimit dhe ajo drejtohet jo vetëm kundër rusvëve, por edhe të gjithë popujve të Rusisë: tatarëve, çeçenëve, avarëve, tuvinianëve, bashkirëve, burjatëve, jakutasve, osetëve, hebrenjve, ingushëve, marëve dhe altaianëve.  Ky është rasti i parë që Presidenti I Rusisë cek idenë e shpërbërjes së Federatës Ruse si politikë të Perëndimit, një ide që më herët është trajtuar nga ministri i Jashtëm Lavrov, nisur edhe nga shkrime apo studime të ndryshme në Perëndim. 

Interpretimi në fjalë është refleks i luftës në Ukrainë, por edhe asimilim i përvojës së shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik jo si ngjarje objektivisht e shpjegueshme, por si projekt në zhvillim, finalja e të cilit është zhbërja e Rusisë dhe ndryshimi përfundimtar i gjeopolitikës në hemisferën verirore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.