Hungaria luan "turkun": Paratë për Ukrainën nëse lëvroni fondet tona

Postuar në 15 Dhjetor, 2023 15:58

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka menduar të luajë “turkun” në çështjen e vetos ndaj Ukrainës për ndihmën europiane 50 miliardë dollarë. Mediat raportojnë se drejtori politik i kryeministrisë, Balazs Orban, ka deklaruar se ndonëse fondet në fjalë dhe fondet që BE I ka ngrirë Hungarisë janë dy çështje të ndryshme, ato mund të ndërlidhen me njëra -tjetrën.

Aktualisht BE-ja do të lëvrojë 10 miliardë euro ndihmë ndaj Hungarisë pasi kjo e fundit hapi rrugën për reformën në drejtësi, ndërkohë që 11.7 miliardë të tjera do të mbeten të ngrira për shkak të të drejtave të të njeriut, kontratave publike dhe lirive akademike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.