Blloku Bota
Macron emëron kryeministrin më të ri në historinë e Francës
Gabriel Attal është kryeministri i ri francez. Presidenti Emmanuel Macron ka zgjedhur një nga besnikët e tij për të udhëhequr ekipin e ardhshëm ekzekutiv.
Në moshën 34-vjeçare, me një të kaluar socialiste, Attal bëhet kryeministri më i ri në historinë e Republikës së Pestë Franceze, duke marrë stafetën nga Elisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen pasditen e djeshme.
Partneritet perëndimor me oligarkët rusë
Lufta në Ukrainë nuk e ka ndalur bashkëpunimin e kompanive dhe individëve me peshë në Perëndim me oligarkët rusë. Sergey Kolesnikov, njeriu që ka furnizuar me materiale ndërtimi makinerinë ushtarake ruse dhe ndërtimet në zonat e pushtuara të Ukrainës, po asistohet nga Morgan Stanley dhe Allen & Overy në përpjekjen e tij për të fituar kontrollin e një aseti të madh nafte ruse.
Ndërron jetë Franz Beckenbauer
Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare ish-futbollisti i kombëtares gjermane, Franz Beckenbauer, i cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Mediat gjermane shkruajnë se lajmin e ka dhënë familja.
BE-ja ka nevojë për 1 milionë imigrantë/vit për të kompensuar rënien demografike
Bashkimi Europian kan nevojë për 1 milionë emigrantë çdo vit për të kompensuar rënien demografike. Komentet janë bërë në Athinë nga Komisionerja për Çëstjet e Brendshme, Ylva Johanson sipas së cilës kaq është shifra e uljes vjetore të popullsisë së aftë për punë në kontinent.
Kjo do të thotë se imigracioni legal duhet të rritet pak a shumë me një million për çdo vit dhe kjo është një sfidë e vërtetë për ta bërë në mënyrë të rregullt. Çdo vit në Europë vijnë 3.5 milionë imigrantë të rregullt krahasuar 300 000 që janë të parregullt
Kisha duhet të konsiderojë martesën e priftërinjve
Ipeshkvi i Maltës Charles Scicluna ka deklaruar gjatë një interviste të fundit se Kisha Katolike duhetë konsiderojë seriozisht martesën e priftërinjve.
Kjo është hera e parë që po e them publikisht dhe disa njerëzve do t’u tingëllojë heretike
citohet ai nga “Reuters” që vë në dukje statusin e tij si këshilltar i Papa Françeskut, por edhe një ndër sekretarët e Zyrës së Vatikanit për Doktrinën.
Greqia nuk duhet të demilitarizojë Egjeun, pavarësisht afrimit me Ankaranë
Angelos Syrigos, një deputet i Demokracisë së Re në Greqi, dhe profesor i Asociuar për Ligjin Ndërkombëtar dhe Politikën e Jashtme, ka komentuar së fundmi në “Kathimerini” raportet turko-greke në suazën e detyrimeve dhe rregullimeve të Traktatit të Lozanës. Traktat i cili u vu në diskutim dhe u kërkua të rishikohej vitin që lamë pas nga presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan.
Marrëveshje mes klerit dhe biznesit/Projekti i një hoteli rrezikon lagjen e armenëve në Jeruzalem
Projekti i një hoteli luksoz rrezikon një lagje armene në Jeruzalem. Në një cep të qytetit të vjetër të Jeruzalemit pranë Katedrales së Shën Jakobit, të mbijetuarit e gjenocidit armen gjetën strehë më shumë se njëqind vjet më parë.
Por në vitin 2021 një investitor hebre-australian nënshkroi një marrëveshje me një përfaqësues të klerit armen për të ndërtuar një hotel luksoz.
Banorët e lagjes së vjetër janë ngritur kundër këtij plani.
Izraeli zbulon planin për Gazën e pas luftës: Palestinezët vetëm administratë civile
Izraeli ka bërë publike detaje të një plani për sundimin e Gazës pas luftës.
Izraeli shkon në Hagë me një avokat britanik
Një avokat britanik do të pëfaqësojë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku përballet me pretendimin për gjenocid.
Profesor Malcolm Shaw KC, ekspert i mosmarrëveshjeve territoriale dhe autor i disa botimeve mbi ligjin e gjenocidit, është diplomuar në Universitetin e Liverpulit dhe në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.
Vizita e Cameron në Prishtinë, të ndihmojë Kosovën ushtarakisht. Shërbimet britanike janë shumë aktive në Ballkan
Kreu i Komitetit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar se projekti i Prishtinës për të vendosur sistemin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak përfaqëson një hap kërcënues për serbët në shtetin në fjalë. Drecun ka folur për këtë gjë, ndonëse vetë ka pranuar se projekti i Prishtinës parashikohet të miratohet në vitin 2028, ndërkohë që Serbia vetëm dje hapi procedurën e miratimit të të njëjtit shërbim në shtetin e vet.