Macron emëron kryeministrin më të ri në historinë e Francës

Postuar në 09 Janar, 2024 14:37

Gabriel Attal është kryeministri i ri francez. Presidenti Emmanuel Macron ka zgjedhur një nga besnikët e tij për të udhëhequr ekipin e ardhshëm ekzekutiv.

Në moshën 34-vjeçare, me një të kaluar socialiste, Attal bëhet kryeministri më i ri në historinë e Republikës së Pestë Franceze, duke marrë stafetën nga Elisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen pasditen e djeshme.

Karriera ka ardhur në rritje pasi u bë anëtar i partisë së Macron dhe më pas zëdhënës i saj.

Pak vite më pas do të vinte posti i parë ministor. Fillimisht ministër i Llogarive Publike dhe më pas ministër i Arsimit.

Ndërkohë, ai u martua edhe me Stephane Sejourné, udhëheqës i grupit të Renew në Parlamentin Evropian, një tjetër makronist i hekurt.

Pas emërimit si kryeministër, Attal ka për detyrë të udhëheqë ekipin e ardhshëm qeveritar, me të cilin Macron shpreson të lërë pas krizën që nisi përpara Krishtlindjeve me ligjin e imigracionit, të miratuar nga Parlamenti me mbështetjen e Frontit Kombëtar të Marine Le Pen. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme europiane, Macron synon të rimarrë terren në opinionin publik, i cili gjithnjë e më shumë po orientohet drejt rivales Le Pen, e cila vazhdon të rritet në sondazhe.

Një trend që shpjegon edhe zgjedhjen e Attal-it, i cili javët e fundit ka parë rritje të mbështetjes, duke u bërë një nga personalitetet politike më të dashura nga francezët. Sipas sondazheve të kryera nga instituti Elabe për gazetën ekonomike Les Echos, Attal shkoi nga 22% në 39% midis majit dhe janarit, duke u renditur pas ish-kryeministrit Edouard Philippe (41%) dhe përpara Marine Le Pen (36%).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.