Vizita e Cameron në Prishtinë, të ndihmojë Kosovën ushtarakisht. Shërbimet britanike janë shumë aktive në Ballkan

Postuar në 05 Janar, 2024 14:46

Kreu i Komitetit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar se projekti i Prishtinës për të vendosur sistemin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak përfaqëson një hap kërcënues për serbët në shtetin në fjalë. Drecun ka folur për këtë gjë, ndonëse vetë ka pranuar se projekti i Prishtinës parashikohet të miratohet në vitin 2028, ndërkohë që Serbia vetëm dje hapi procedurën e miratimit të të njëjtit shërbim në shtetin e vet.

Nga ana tjetër, Drecun ka bërë një interpretim të vizitës së David Cameron në Prishtinë së fundmi, duke parë më tepër aty një qasje ushtarake dhe të sigurisë.

Nuk duan të jenë një lojtar gjeopolitik periferik në këtë rajon ku shërbimet e tyre sekrete janë shumë active. Mbretëria e Bashkuar ka aktivitete shumë intensive në këtë rajon. Vizita dëshmon se synimi kyç i Britanisë së Madhe në fakt është të ndihmojë të ashtuquajturën Kosovë në sferën ushtarake dhe kjo është esenca e të gjitha këtyre diskutimeve

ka thënë ai.  

Britania e Madhe ishte vendi kryesor që asistoi Kosovën pas ngjarjeve të Banjskës duke shtuar numrin e truoave në kuadër të misionit KFOR.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.