Partneritet perëndimor me oligarkët rusë
Lufta në Ukrainë nuk e ka ndalur bashkëpunimin e kompanive dhe individëve me peshë në Perëndim me oligarkët rusë. Sergey Kolesnikov, njeriu që ka furnizuar me materiale ndërtimi makinerinë ushtarake ruse dhe ndërtimet në zonat e pushtuara të Ukrainës, po asistohet nga Morgan Stanley dhe Allen & Overy në përpjekjen e tij për të fituar kontrollin e një aseti të madh nafte ruse.
Kolesnikov është rus por ka mundur të përfitojë pasaportën malteze falë skemës së posaçme që favorzion investitorët e mëdhenj. Pasuria e tij vlerësohet të jetë 1.2 miliardë dollarë si rezultat i biznesit të materialeve të ndërtimit që ai bashkëthemeloi.
Vetëm Polonia ka vendosur sanksione ndaj tij, ndërsa Ukraina e ka përfshirë atë në listën e njerëzve ndaj të cilëve dëshiron që BE të përdorë sanksione.
Morgan Stanley, banka amerikane e investimeve dhe Allen & Overy, një nga firmat ligjore elitare të "rrethit magjik" me seli në Londër, e kanë ndihmuar Kolesnikovin ndërsa ai përpiqet të marrë pronësinë e fushës së naftës Verbluzhye, që mendohet se ka 100 milion fuçi naftë. në Astrakhan, në Rusinë jugore.
Kompanitë perëndimore mund të mos kenë shkelur asnjë ligj, por rastin ilustron se si shumë të tilla vazhdojnë të punojnë me oligarkët dhe bizneset e tyre, që kanë përfituar nga industria ruse e mbrojtjes dhe pushtimi i Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të izoluar regjimin e Putinit dhe përfituesve të tij.
Kompania e Kolesnikov-it, Inflection Management, e cila është e regjistruar në Qipro, është kreditore e Astrakhan Oil Corporation (AOC), nëpërmjet një kredie prej më shumë se 70 milion dollarësh të vitit 2012, të negociuar nga Morgan Stanley, e cila kishte shumicën e aksioneve në filialin e AOC – ruse, firma shpuese Southern Oil Company (UNK).
AOC nuk ia doli të shlyente këstet në 2014 kur vlera e rublës ra pas pushtimit rus të Krimesë dhe Morgan Stanley po përpiqet të ndihmojë kreditorët të marrin shumicën e aksioneve në UNK. Gjykatat ruse deri më tani i kanë hedhur poshtë përpjekjet – pjesërisht për shkak të një ligji që ndalon pronësinë e huaj të aseteve strategjike – dhe tani po zhvillohen procedura në gjykatën e arbitrazhit ndërkombëtar në Londër.
Kompania TechnoNicol e Kolesnikov ka furnizuar projektet ruse të ndërtimit në Krime, të sekuestruara nga Ukraina në vitin 2014 dhe në Mariupol, e cila u bombardua nga ushtria e Putinit për më shumë se 80 ditë para se të merrej nën kontroll, si dhe kompanitë ruse të mbrojtjes.
Produktet TechnoNicol shfaqen dukshëm në fotografi në raportet e lajmeve që ilustrojnë projektet e rindërtimit në Ukrainën e pushtuar. Faqet e tjera të internetit ofrojnë materialet e saj për shitje në Krime, si dhe Donetskun dhe Luhanskun e pushtuar.
Sipas të dhënave zyrtare, shitjet e TechnoNicol në Rusi janë shumëfishuar. Në krahasim me vitin 2021, që nga nisja e luftës e deir në fund të vitit 2022, fitimet ishin 55 herë më të larta.
Add new comment