Izraeli shkon në Hagë me një avokat britanik
Një avokat britanik do të pëfaqësojë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku përballet me pretendimin për gjenocid.
Profesor Malcolm Shaw KC, ekspert i mosmarrëveshjeve territoriale dhe autor i disa botimeve mbi ligjin e gjenocidit, është diplomuar në Universitetin e Liverpulit dhe në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.
Përzgjedhja e tij si përfaqësues ligjor tregon se Izraeli ka lënë pas dekada të tëra bojkoti të gjykatës së OKB-së, me qendër në Hagë.
Pretendimi për gjenocid nga ana e Izraelit është ngritur nga Afrika e Jugut, e cila prej kohësh e krahason gjendjen e vështirë të palestinezëve me afrikano-jugorët me ngjyrë nën aparteid. Rasti është me rrezik të lartë, pasi do ta bëjë më të vështirë hedhjen poshtë të ndonjë gjetjeje negative.
Qeveria izraelite e ka cilësuar denoncimin e Afrikës së Jugut shpifje kundër shtetit hebre.
Ai vjen në një moment ku e gjithë vëmendja botërore është përqenduar në Gaza, pas kundërpërgjigjes së Izraelit daj sulmeve të Hamasit.
Profesor Shaë, 76 vjeç, ka përfaqësuar të paktën katër qeveri kombëtare përpara GJND-së, mes të cilave ato të Emirateve të Bashkuara Arabe, Serbisë dhe Kamerunit.
Ai ka themeluar Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Essex-it në 1983. Ai ka qenë për disa kohë aistent në Universitetin Hebraik në Jerusalem, për të drejtat e njeriut dhe territorin.
Izraeli është një nga firmëtarët e Konventës së Gjenocidit të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948 dhe për këtë arsye është subjekt i juridiksionit të GJND-së dhe vendimeve të saj.
Afrika e Jugut ka aplikuar për një vendim të përkohshëm nga gjykata, që do të thotë se një vendim i përkohshëm mund të vijë brenda javësh, potencialisht ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij tokësore në Gaza, ku Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 22,000 njerëz janë vrarë.
Megjithatë, vendimet e GJND-së shpesh injorohen. Kujtojmë këtu një të tillë të dhënë në 2022 për Rusinë që të ndalojë pushtimin e saj në Ukrainë.
Seancat publike fillestare për rastin e Izraelit janë javën e ardhshme.
Add new comment