BE-ja ka nevojë për 1 milionë imigrantë/vit për të kompensuar rënien demografike

Bashkimi Europian kan nevojë për 1 milionë emigrantë çdo vit për të kompensuar rënien demografike. Komentet janë bërë në Athinë nga Komisionerja për Çëstjet e Brendshme, Ylva Johanson sipas së cilës kaq është shifra e uljes vjetore të popullsisë së aftë për punë në kontinent.
Kjo do të thotë se imigracioni legal duhet të rritet pak a shumë me një million për çdo vit dhe kjo është një sfidë e vërtetë për ta bërë në mënyrë të rregullt. Çdo vit në Europë vijnë 3.5 milionë imigrantë të rregullt krahasuar 300 000 që janë të parregullt
është shprehur ajo.
Sipas një dokumenti të Komisionit Europian vihet në dukje se pa imigriin popullsia e BE-së, e aftë për punë, do të bjerë nga 334 milionë që ishte në vitin 2014, në rreth 238 milionë në vitin 2060. Ta zëmë edhe në një vend kundër imigracionit si Hungaria, është pranuar edhe nga kryeministri i saj, Viktor Orban, se në dy vitet e ardhshme do të duhen 500 mijë punëtorë të rinj.
Add new comment