Ukraina kundërpërgjigjet në Belgorod, Kremlini: Përgjegjës BE dhe Britania
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është intensifikuar në ditët e fundit të viti. Pas sulmit masiv të së premtes mbi disa qytete të Ukrainës, kjo e fundit është kundërpërgjigjur.
Katërmbëdhjetë persona, mes të cilëve një fëmijë, u vranë dhe 108 u plagosën në një sulm të ri nga Forcat e Armatosura të Ukrainës pasditen e sotme në qytetin rus të Belgorodit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria Ruse për Situatat Emergjente, e cituar nga agjencia Tass.
“Sipas të dhënave të verifikuara, dymbëdhjetë të rritur dhe dy fëmijë u vranë në Belgorod. 108 persona të tjerë, përfshirë 15 fëmijë, u plagosën”, thuhet në deklaratë.
Moska reagoi menjëherë pas sulmit duke bërë përgjegjëse BE-në dhe Britaninë e Madhe për sulmin në Belgorod.
"Përgjegjësia për sulmin terrorist" në Belgorod "bie mbi vendet e BE-së që vazhdojnë të furnizojnë me armë terroristët e Kievit që përdorin municione shkatërruese kundër civilëve" dhe "Britania e Madhe, e cila, në koordinim me Shtetet e Bashkuara, nxit regjimin e Kievit" ndaj veprimeve terroriste, duke kuptuar se kundërofensiva ukrainase ka dështuar”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Add new comment