Ndahet nga jeta europiani Jacques Delors

Postuar në 27 Dhjetor, 2023 21:15

Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i njohur si arkitekti i BE-së moderne, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare, ndërsa lajmi konfirmohet nga vajza e tij. Delors ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.Duke shërbyer nga viti 1985 deri në 1995, Delors hodhi bazat për monedhën e përbashkët europiane, euron. Vajza e Delors, Martine Aubry njoftoi se ai kishte vdekur në gjumë të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris. Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi Delors, i cili shërbeu si ministër francez i Financave nga 1981-1984, si një “burrë shteti dhe fat për Francën”.

Mjeshtër i pashtershëm i Europës sonë. Përkushtimi i tij, idealet dhe drejtësia e tij gjithmonë do të na frymëzojnë.

Përshëndes punën e tij dhe kujtimin e tij dhe ndaj dhimbjen e të dashurve të tij

Delors shërbeu tre mandate si president i Komisionit Europian, më gjatë se kushdo tjetër. Një socialist francez, ai besonte fort në integrimin e pasluftës. Përveç tregut të përbashkët dhe euros, në mandatin e tij u krijua Marrëveshja e Shengenit për udhëtimet dhe programi Erasmus për shkëmbimin e studentëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.