Kievi: Nuk kemi presion nga Gjermania për paqe të njëanshme me Rusinë
Ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksii Makeiev, ka hedhur poshtë zërat sipas të cilave Gjermania po i bën presion Ukrainës për të nisur bisedime paqeje me Rusinë. Ai ka publikuar një podcast për të sqaruar pozicionin e Kievit, pas raportimeve të publikuara në revistën “Spiegel” sipas së cilës në muajin tetor është zhvilluar një “darkë sekrete ruse” në ambasadën gjermane në SHBA gjatë së cilës ndihmësi më i afërt i kancelarit Olaf Scholz, Wolfgang Schmidt, ka vlerësuar në mënyrë euforike propozimin e qendrës amerikane studimore, “Samuel Charap”, për t’i dhënë fund luftës përmes një rregullimi të imponuar me Moskën.
Pala gjermane ka reaguar edhe me zëra të tjerë për të hedhur poshtë këto qëndrime, duke cilëssuar se çdo tërheqje në këtë moment do të legjitimonte pretendimet e Rusisë. Nga ana tjetër “Politico” vë në dukje deklaratën e presidentit rus, Putin, që gjatë javës së klauar u shpreh se ai nuk dëshiron të diskutojë për paqen pa arritur objektivat e luftës. Në çdo rast, lajme të tillë publikohen në kontekstin e një vlerësimi të përgjithshëm ushtarak, sipas të cilit Ukraina nuk mund ta fitojë dot luftën dhe madje as të mbajë gjendjen në front pa ndihmën perëndimore.
Add new comment