SHBA dhe Britania e Madhe po e kthejnë Detin e Kuq në një det gjaku
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka gjetur një tjetër argument për të akuzuar Perëndimin dhe kryesisht SHBA me Britaninë e Madhe. Sipas tij, përdorimi disproporcional i forcës ndaj lëvizjes rebeel Houthi në Jemen, proret ta kthejë Detin e Kuq “në një det gjaku”.
Ata përdorin forcën në mënyrë disproporcionale dhe përpiqen ta kthejnë Detin e Kuq në një det gjaku. Izraeli po bën të njëjtën gjë në Palestinë. Ne po marrim informacione se Houthi po krijojnë një përgjigje të suksesshme
citohet Erdogan.
Komentet vijnë pas sulmeve të koordinuara anglo-amerikane me forca ajrore dhe nëndetëse si pasojë e kërcënimit të anijeve që lundrojnë në Detin e Kuq. Bëhet fjalë për 73 goditje në katër provinca, një shenjë e qartë kjo edhe për Iranin që mbështet Houthi.
Add new comment