Nuk ka gjenocid në Gaza

Postuar në 09 Janar, 2024 21:41

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e cilëson të pabazë akuzën për gjenocid ndaj Izraelit.

«Ne besojmë se paraqitja e një ankese kundër Izraelit në Gjykatën e Hagës do ta shpërqendrojë botën nga përpjekjet e rëndësishme. Për më tepër, akuza për gjenocid është e pabazë”,tha ai në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.

Është veçanërisht e hidhur duke pasur parasysh se ata që sulmojnë Izraelin, Hamasin, Hezbollahun, Huthit, si dhe mbështetësi i tyre, Irani, vazhdojnë të bëjnë thirrje hapur për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve.

Blinken tha se këndvështrimi i disa vendeve të rajonit për nbështetjen e palestinezëve në qeverisjen e tyre, "me kusht që të krijohet një shtet palestinez », « është thelbësor për t'i dhënë fund një herë e mirë një cikli dhune përmes realizimit të të drejtave politike palestineze”.

Pretendimi për gjenocid nga ana e Izraelit është ngritur nga Afrika e Jugut, e cila prej kohësh e krahason gjendjen e vështirë të palestinezëve me afrikano-jugorët me ngjyrë nën aparteid. Rasti është me rrezik të lartë, pasi do ta bëjë më të vështirë hedhjen poshtë të ndonjë gjetjeje negative.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.