gjenocidi
Nuk ka gjenocid në Gaza
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e cilëson të pabazë akuzën për gjenocid ndaj Izraelit.
«Ne besojmë se paraqitja e një ankese kundër Izraelit në Gjykatën e Hagës do ta shpërqendrojë botën nga përpjekjet e rëndësishme. Për më tepër, akuza për gjenocid është e pabazë”,tha ai në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.
Borrell: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, paralajmëron Serbinë se Unioni nuk ka vend për ata që mbështesin publikisht gjenocidin, krimet e luftës dhe kriminelët e luftës.
Nuk ka vend në Evropë për ata që mohojnë gjenocidin, nuk ka vend në Evropë për ata që lavdësojën krimet e luftës dhe kriminelët e luftës, nuk ka vend në Evropë për ata që mbështetin publikisht gjenocidin dhe luftën, krime që minojnë integritetin e vendeve në fqinjësi, që kërcënojnë stabilitetin dhe pajtimin rajonal – e gjithë kjo nuk mund të shkojë paralel me vlerat dhe aspiratat evropiane.
Raporti/“Në Srebrenicë nuk pati gjenocid”
Ajo që ndodhi në Srebrenicë në periudhën 1992-1995 nuk ka qenë gjenocid. Në këtë konkluzion ka mbërritur Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Studimet mbi Vuajtjet e të Gjitha Kombeve, i formuar nga qeveria e Republikës Srpska.
Siç raportojnë mediat serbe, Gideon Greif, kreu i këtij komisioni, tha se hetimi ka nxjerrë se në Srebrenicë janë kryer krime të tmerrshme, por nuk ka pasur gjenocid.
Gjermania pranon se ka kryer gjenocid në Namibi
Gjermania ka pranuar për herë të parë gjenocidin e kryer kundër popullatave Herero dhe Namas në Namibi, gjatë epokës koloniale. Për këtë, Berlini do të dhurojë 1.1 miliardë euro për të nxitur zhvillimin e vendit afrikan.
Raporti amerikan: Franca përgjegjëse për genocidin në Ruandë
Një raport i hartuar në SHBA e ngarkon Francën me përgjegjësi në gjenocidin e Ruandës. Raporti me gati 600 faqe e etiketon Francën "bashkëpunëtore" të regjimit ekstremist Hutu që orkestroi masakrën e rreth 800 000 njerëzve dhe refuzon plotësisht pozicionin qasjen sipas të cilës Parisi nuk kishte dijeni për axhendën gjenocidiale, raporton France 24. Investigimi është kryer për disa v
Franca hap për publikun arkivat e gjenocidit në Ruandë
Franca ka hapur arkivat për gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë. Autori kryesor i një raporti të porositur nga presidenti Emmanuel Macron në lidhje me të thotë se roli i Francës para dhe gjatë gjenocidit në Ruandë ishte një "dështim monumental" që vendi duhet të pranojë.
Përpjekje për të njohur gjenocidin turk ndaj asirianëve
Nga gjenocidet e Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të 20-të, veçohet gjenocidi i armenëve dhe ai i Pontëve Grekë. Më pak i njohur është gjenocidi i një etnie të tretë që neo-turqit synuan të zhdukin. Eurodeputeti grek, Kostas Mavridis ka bërë publike një bisedë me Tuma Celik, një anëtar i Partisë Demokratike të Popullit (HDP) që vinte nga komuniteti asirian.
Hashim Thaçi paralajmëron OKB: Gjykata Speciale nuk mund të barazojë dot gjenocidin serb me krime të veçuara
Pasi është detyruar nën presionin ndërkombëtar të miratojë krijimin e Gjykatës Speciale që do hetojë krimet e luftës në Kosovë, zv.kryeministri dhe kreu i PDK-së Hashim Thaçi ka paralajmëruar në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se rezistencën e shqiptarëve dhe luftën e UÇK-së, asgjë nuk mund ta barazojë me krimin shtetëror serb.