Raporti amerikan: Franca përgjegjëse për genocidin në Ruandë

Postuar në 19 Prill, 2021 18:15

Një raport i hartuar në SHBA e ngarkon Francën me përgjegjësi në gjenocidin e Ruandës. Raporti me gati 600 faqe e etiketon Francën "bashkëpunëtore" të regjimit ekstremist Hutu që orkestroi masakrën e rreth 800 000 njerëzve dhe refuzon plotësisht pozicionin qasjen sipas të cilës Parisi nuk kishte dijeni për axhendën gjenocidiale, raporton France 24. Investigimi është kryer për disa vite me radhë nga firma ligjore e SHBA, Levy Firestone Muse. Sipas tij, Franca e dinte që po përgatitej një gjenocid, por mbeti e palëkundur në mbështetjen e aleatëve të saj në Ruandë, edhe kur shfarosja e planifikuar e pakicës Tutsi u bë e qartë.

"Konkluzioni ynë është që qeveria franceze mban përgjegjësi të konsiderueshme në mundësimin e një gjenocidi të parashikueshëm," thotë raporti Muse, për të cilin janë shqyrtuar miliona faqe dokumente dhe intervista me më shumë se 250 dëshmitarë. Megjithatë, raporti nuk gjeti prova se zyrtarët ose personeli francez morën pjesë drejtpërdrejt në vrasjen e Tutsit. Franca është akuzuar prej kohësh se nuk ka bërë sa duhet për të ndalur masakrat. Raporti në fjalë vjen një muaj pasi një tjetër raporti të porositur nga presidenti Macron mbi të njëjtën temë. Komisioni Duclert, i cili mori emrin e historianit që e drejtoi, arriti në përfundimin se Franca mbante "përgjegjësi dërrmuese" mbi gjenocidin dhe pranoi se ka dështuar në rolin e saj, por nuk ka pasur asnjë asnjë bashkëpunim në vrasje.

Por raporti Muse është më i ashpër në konkluzione. "Qeveria franceze nuk ishte as e verbër dhe as e pavetëdijshme në lidhje me gjenocidin e parashikueshëm," thuhet në raport.

Prej më shumë se një çerek shekulli, kjo çështje i ka mbajtur të akullta marrëdhëniet midis Francës dhe Ruandës nën presidentin Paul Kagame, një ish-rebel Tutsi që ka drejtuar vendin që nga pasojat e gjenocidit. Në fillim të këtij muaji, Franca hapi arkivat për publikun - një pjesë e përpjekjeve të vendit për t'u përballur me rolin e tij gjatë gjenocidit dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me Ruandën, duke përfshirë caktimin e 7 prillit ditë të përkujtimit të gjenocidit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.