Ndryshime të shumta në drejtimin e ushtrisë greke
Këshilli Qeveritar Kombëtar i SIgurisë në Greqi ka vendosur ndryshime në drejtimin ushtarak të vendit.
Gjeneral lejtnant Dimitrios Houpis, ish-komandant i Komandës së Luftës Speciale, merr rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helenike. Gjeneral Lejtnant Georgios Kostidis cakohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ndërkohë ish-nënadmirali i Marinës Helene, Dimitrios Kataras merr pozicionin e Shegit të Shtabit të Përgjithshëm të Marinës.
Në krye të Flotës Helene është caktuar kundëradmirali Polychronis Koulouris. Ndryshime janë bërë edhe në Forcën Ajrore.
Është e dukshme se zhvillimet në fjalë do të kenë nevojë për korrigjime në nivele më të ulëta. Lidershipi i ri përfshin kryesisht individë të diplomuar në Akademitë Ushtarake në vitin 1987
shkruan gazeta “Kathimerini”.
Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis, ka vlerësuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helenike, që lë detyrën, Konstantinos Floros në një periudhë që është karakterizuar nga paparashikueshmëria gjeopolitike.
Add new comment